Te di gjirokastritet, di dite pa vene gje ne gole, qe nga preme per nje proçke te gjitonit po qe proftasen e arriten ne kohe te hanin nje pulke si te babezitur dhe qe miku jo me kot i quajti pushtovlak, per te hapur kembet, zbriten kalldremit me popala te Varoshit tek Kufoi me restorant qe moskovolis.
Kufoi i ka pritur mire, i ka qeverisur protopare me portokale dhe pepek qelepir dhe nga kjo sjellje e mire te di gjirokastritet kane marre perda dhe pasi jane marre vesh me nojma i bene ze kamarierit me pergjigjen e tij hazerxhevap.
-Kemi dhe hazerlleqe, si gajgana, gugo…
-Si the mo, di ve dhe nje gugo?!
-Mos i fol djalit mor kararsez se eshte hanedan, lere te beje detiren!Bjerna imambajalldi, kaurma, karvele dhe…nje katershore per llogarite…
– Mire, mire, sa t`i flasim tuqes bjena dhe per te pire, po me karra se jemi kernadhe!
Cimbisen dy pjatat e para, porsiten te dytat, imambajalldi dhe qebap po te merzitur qe nuk hengren qeshqek, lane mandone ne mes dhe, pasi kruajten xhepat, paguan dhe dolem per ta lene tavolinen bosh qe e zune dy kako qe erdhen me tromopil…
Jashte i priste tratakuli.
– Si i thone mo? Strangulle ?!
– Ja , te pyesim boten! Ata e dine!.
Ne kete bashkebisedim ka 38 fjale te vjetra nga fjalori i te folmes se Gjirokastres. Perpiquni t`i gjeni dhe te shtoni te tjera te ngjashme ne kuptim me to.