Eshte nje nga profesionet e ushtruara ne Gjirokaster dhe shume e preferuar, si per burrat dhe për gratë…
Pas vitit 1955 shumica e grave rrobaqepese që më pare punonin ne shtepi ashtu dhe vajzat, bashkuan makinat qepëse e u mblodhen ne repartet e ndërmarrjes së artizanatit.
Përpara, shume gra rrobaqepëse punonin ne shtepite e tyre, por veç qepjes se fustaneve e xhaketave per grate, deri vone edhe me futjen e modes se re, ne paje kishte nje pale jelekçite. Mbi to derdhej pune artistike dhe te tilla mjeshtre duaraarta kishte ne çdo lagje.
E njohur ka qëne Hiro Fino dhe bija e saj, Verë Finua.
Në përgjithësi qëndizma e tantella ishin perhapur ne Gjirokaster, por që tantellen e ushtronte me mjeshteri gruaja e rrobaqepësit specialist per kemisha Mite Dono, që e kishte dyqanin ne Varosh dhe thoshnin tantellen e bente me ‘kopanaqe’.
Profesionin e rrobaqepësit e preferonin edhe burrat që u mblodhen ne puntorine ushtarake dhe ndermarrjen e artizantit.
Kujtohen si mjeshtra ne kete profesion, rrobaqepësi Lavo Erindi, Beaudin Dobi, Kalo Ceka, Kristaq Qurku, Koço Qiqi, Munir Shameti e shume te tjere.
Zanatet e rrobaqepsit ishin te pastra, prandaj edhe dyqanet i kishin ne Qafe te Pazarit, me ne pjace, disa prej tyre ishin ne rruge që dikur ishte Banka e Kursimeve por që sot ato nuk funksionojne kur shume mire disa mund te funksiononin si dyqane me porosi apo riparime te veshjeve.