Surpriza e shokeve te klases per ditelindjen e niperve binjake Adam dhe Alex te Dr. Adem Harxhit qe ka vite me familjen ne Amerike.
Ata sot jane 6 vjec, u befshin 106, por kete dite nuk do ta harrojne kurre. Jetojne ne kohe te Corones dhe djemte e festuan datelindjen ne shtepi me prinderit, ne kushte te karantines.
Ne kushtet e Covid 19, shoket e tyre te klases gjeten nje menyre te veçante t’i uronin.
Befas para shtepise kaluan duke u rene borive, rreth 15 ose 20 vetura. Ne cdo veture ishte nje shok i klases. Veturat leviznin 5-6 m larg njera tjetres. Ndalonin para shtepise dhe leshonin dhuratat. Pasi bene 3 xhiro u pershendeten duke levizur duart dhe u larguan.
Kjo e gjitha ishte organizuar nga femijet, ndersa niperit e mi dhe prinderit e tyre nuk dinin asgje.Kur e mora vesh kete cermoni te befte, m’u duk nje zgjidhje e bukur dhe e zgjuar per kohe pandemie, ndaj dhe e dergova tek gjirokastra online ta ndaj me miqte e tjere…
Pas saj bota do ndryshoje. Uroj te ndryshoje per mire dhe ju niperit e mi te jetoni ne nje bote me miqesore nga kjo e sotmja. Ne pamundesi te isha sot me ju, Ju perqafoj fort”, percjelle urimin e tij te ngrohte per niperit e dashur Dr. Adem Harxhi.
Nje urim nga larg dhe miqesor per Adam dhe Alex niperit e Doktor Ademit edhe nga gjirokastraonline:
Adam dhe Alex ta gezoni Ditelindjen! U befshi 100 vjec, te rriteni te gezuar dhe te lumtur !