in

Te pathëna per personalitete të Gjirokastrës dhe krahinave të saj

Po ju njohim me disa te dhena te mbledhura nga Kostaq Dodo, ish drejtor per shume vite i shkolles Koto Hoxhi ne Gjirokaster tani me familje ne Londer.

Jane te dhena edhe te pathena me pare per Gjirokastren, personalitete te saj dhe te krahinave qe duhet t`i njohim.

Ja disa prej tyre:

Aleksander Vasiliu nga Gjirokastra ne vitet 1800 merrej me tregetine e librit ne France dhe Austri.Emri i tij eshte i shkruar ne librin e vizitoreve te bibliotekes se fameshme Laurentineve
te Firences.

Qiricis Kotros nga Jergucati shkruajti me 1830 nje liber gjeografie.Ne kete liber gjejme te shkruar per here te pare kenget “Do marr ciften do dal per gjah “dhe”Kur syzeza qan me lot,
qan me lot…”
Nje veper letrare per princeshen Argjiro ka shkruar dhe poeti grek Kostas Kristalis(1868-1894).

Dr.Vasil Laboviti kur ishte student ne Austri ka botuar artikuj ne revista si “Minerva”,”Albaniche Corespodenze” etj.

Sterjo Spasse kryevepren e tij ,romanin”Pse” e shkruajti ne Dervician ne v.1932-33 ku punonte si mesues.

Ne veprat e autoreve te lashte greke lumi iKardhiqit quhej Piksotis(edhe sot prane lumit ne Taronine nje vend quhet Piksi) dhe lumi Drino quhej Kelidhnos.

Fshati Kollorci(Kordhoce) ne regjistrimin otoman te vitit 1431 kishte 53 shtepi.

-Piktori Jani Duka nga Gjirokastra (1841-1916) studioi ne Shkollen e Larte te Arteve te Bukura ,Athine(1859-1963),pastaj ne Mynih 1865-1868)me drejtues Karl fon Pilot dhe ne Paris nen drejtimin e Jean-Leon Jerom.Me 1876 kthehet ne Athine.Konsiderohet si nje nga perfaqesuesit me te rendesishem te llojit ne stilin e tij ne shek 19.

Piktori Dhimiter Dhima,lindur ne Topove me 1866 ,mbaroi shkollen e Arteve te Bukura ne Athine, hapi ekspozita me veprat e tij ne Athine, Rome etj.Nderuar nga Akademia Franceze me 1918 dhe ajo e Athines.Ne Fjalorin Enciklopedik Shqiptar nuk permendet.

-Melpomeni Dilo,vajza e avokatit te njohur dr.av. Vasil Dilo ,eshte e vetmja femer ,qe ka marre pjese ne rezistencen kunder fashisteve italiane me 7 prill 1939 ne Durres si infermiere.

-Cfaqja e pare teatrale e dokumentuar ne Shqiperi eshte “Dasma lunxhiote”,vene ne skene nga Koto Hoxhi me nxenesit e shkolles “Zografia” te Qestoratit me 1874.

-Policani 400 vjet me pare kishte 700 familje me rreth 3,000banore.

-Shkrimtari gjirokastrit Zihni Sako studioi ne Universitetin e Athines ne v.1931-1936.

-Ne fillim te shek.19 kemi alfabetin e Gjirokastres ose te Veso Beut,nje sistem grafik prej 22 shkronjash.

Ne v.1937 zhvillohet gjyqi kunder Ismet Totos dhe 220 te pandehurve(kryengritja e Delvines.Avokat mbrojtes i dy te pandehurve kryesore,Ismet Toto e Ismail Gjylbegut ishte avokat Jani Dhiamandi nga Derviciani. Shtypi i kohes dhe dokumentat zyrtare flasin per nje mbrojtje te shkelqyer qe beri av.Jani.

Vasil Kuremenos nga Bularati studioi ne fakultetin e arkitektures ne Paris.U dipllomua ne v.1903.Punoi 9 vjet me Paris.Me1905 projektoi kompleksin e mbretereshes britanike Viktoria ne Dublin,Irlande.Punoi dhe ne Konstandinopoje dhe Athine.

What do you think?

Written by Admini

Një ditë në Poliçan, në fshatin malor të krahinës së Pogonit të Bashkisë Dropull

Surpriza e Ditelindjes ne kohen e Korones per Nipat e Doktorit te njohur Gjirokastrit Adem Harxhi