SUPE MAGJERICE
Pergatitet me te brendshmet e qengjit qe pasi lahen dhe “pervelohen” ne uje te nxehte, shplahen ne uje te ftohte dhe priten ne copa te vogla.
![](https://gjirokastraonline.com/wp-content/uploads/2018/09/dummy-ad-300x250-1.jpg)
Pastaj kaurdisen me gjalp se bashku me pak karrote te grire dhe qepe. Sa te marrin ngjyre u shtohet leng mishi, uje dhe sasia e orizit qe pasi zien “sperkatet” me pak kripe, koper te grire dhe piper te zi.
Supa e pergatitur hiqet nga zjarri dhe lihet qe te ftohet. Ajo pritet me veze e limon. Kjo lloj supe eshte mjaft e kerkuar ne tryezat e familjeve gjirokastrite.
Normativa per 5 persona
0,5 kg melci qengji,
100 gr gjalp,
1 kokerr qepe,
2 filxhane me oriz,
1 deri 2 karrota,
pak majdanoz,
koper,
piper i zi dhe kripe.
![](https://gjirokastraonline.com/wp-content/uploads/2018/07/dummy-ad-728x90-1.jpg)