Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në rrethin e Gjirokastrës ku nga shtrëngatat e shiut një person i ri në moshë, që dyshohet se është goditur nga rrufeja, ka humbur jetën, në zonën e Dropullit, sipas Sot.com.al.
Stuhia zgjati disa minuta në skajin jugor të vendit dhe është shoqëruar edhe me vetëtima të forta. Mbeten ende të paqarta rrethanat, se dhe identiteti i personit që humbi jetën si pasojë e goditjes nga rrufeja.
Ngjarja është ende në hetim nga policia.