in

Sot Urojme per Ditelindjen Roland Çenkon, Mjeshtrin e Madh te kenges polifonike te Gjirokastres

Sot Mjeshtri i kenges polifonike te Gjirokastres Roland Çenko ka ditelindjen. E urojme te kete shendet e gezime , me jete te gjate e te lumtur!

Rolandi e filloi kengen “zyrtarisht” ne publik nga viti 1976 kur nisi dhe veprimtarine grupi polifonik  “Argjiro”.

Rolandi ka kenduar dhe me pare, qysh femije, pjese e familjes Çenko ku birbil i pare ne cdo feste apo ngjarje, qofte ne familje , qofte ne skenat folklorike te qytetit, ishte  Demo Çenko, antar i grupit karakteristike te kenges polifonike te Gjirokastes.

Nga ky vit e ne vazhdim ai eshte rritur e po ‘pleqerohet” me kengen e lashte, tipike gjirokastrite, me emer, vleresime e tituj ne veprimtari folklorike lokale, kombetare e nderkombetare.

Per trashegimin e kenges gjirokastrite ai ka bere dhe po ben nje pune te lavderueshme me te rinjte e te rejat dhe femijet qe ajo te kendohet brez pas brezi.

Veprimtaria e grupit qe drejton Argjiro eshte me emer ne gjithe vendin dhe obkjekt vleresimi e studimi per vlerat ne trashegimine folklorike.

 Roland Çenko – Gezuar Ditelindjen, festofsh dhe 100 vjetorin!

 

What do you think?

Written by admin

Zbulohet Sekreti i “Zogut në Saç” – Vetëm Taverna e Famshme në Vlorë e Ofron Kështu!

Nga Kosta Makariadhi: Ç`dini per shpellen e Skotinise, a ka lidhje me liqenin e Viroit ne Gjirokaster?