Doktoresha e shkencave mjekesore Vjollca Koko sot ka ditelindjen dhe e urojme “ Gezuar, jete te gjate e te lumtur!”
Me kete rast kujtojme rrugen e saj ne profesion, ne shkence dhe veprimtarine shoqerore.
Vjollca mbylli me rezultate te shkelqyera, me fotografi ne Tabelen e Nderit shkollen 8-vjecare ne Koto Hoxhi,ashtu shkollen e mesme dhe po me rezultate te larta Fakultetin e Mjekesise ne Universitetin Shteteror te Tiranes.
Filloi mjeke e pergjithshme ne Spitalin Rajonal “Omer Nishani” te Gjirokastres ku dhe vazhdon te kontriboje ne sherbim te pacienteve, me vleresime per punen si specialiste, ne shkencen mjekesore dhe veprimtarine shoqerore ne mbrojtje te njerezve me aftesi te kufizuar, disa vite radhazi dhe ne vazhdim ne krye te shoqates se tyre.
Ne kete “ fushe”, e zgjedhur per nje periudhe ne keshillin Bashkiak dhe per shume vite ne forume te tjera ka percjelle problematiken dhe ka ndikuar ne vendimarrjet ne sherbim te permiresimit dhe plotesimit te kerkesave te kesaj shtrese shoqerore qe kerkon vazhdimisht kujdes dhe mbrojtje nga institucionet dhe shoqeria.
Kontributin ne specialitetin e vet e ka treguar dhe ne realizimin e veprimtarise shkencore, me tema dhe studime te referuara ne konferenca kombetare e nderkombetare.
Anetare e grupit organizator dhe referuese me teme shkencore edhe ne Konferencen e 3-te shkencore me teme
“SË BASHKU PËR SHËRBIMIN SHËNDETËSOR SPITALOR NË KOMUNITET”, organizuar nga Spitali Rajonal “Omer Nishani” me 3 nentor 2018, pas asaj te 29 Prillit 2017 “Kujdesjet Shëndetësore të Rëndësishme për një Komunitet të Shëndetshëm”.
Gezuar Ditelindjen Vjollca !