in

Sot urojme per Ditelindjen mesuesin e muzikes, violinistin e shquar Polo Xhori qe mbush 100 vjeç

Sot ka ditelindjen dhe mbush 100 vjec mesuesi i muzikes, violinisti i shquar Polo Xhori qe lindi ne fshatin Labove te Odries, emigroi per disa vite ne Amerike dhe ne moshen 35 vjecare u kthye ne Gjirokaster ku punoi si mesues i violines dhe pas viteve 90 shkoi perseri ne Amerike.

Profesorin e muzikes, violinistin me fame e urojme nga zemra:

“Ta gezoje Ditelindjen, te kete shendet e jete sa me te gjate e te lumtur!”

Me kete rast , te 100 vjetorit te lindjes, Prof. Zija Basha ka percjelle ne faqen e tij nje shkrim ne kujtim dhe nderim te punes se madhe e te perkushtuar te mesuesit te violines Polo Xhori te cilin po e botojme”

Ne ish nxenesit e pedagogjikes “Pandeli Sotiri”te qytetit te Gjirokastres ne fillim te viteve 60-te te gjithe e mbajme mend dhe e kujtojme me respekt e dhembshuri mesuesin tone te violines e mandolines,Polo Xhorin.Ishte mbi 35 vjec kur la Ameriken e u kthye ne Shqiperi me mallin per atdheun ne gji,Lunxherin dhe fshatin e dashur te tije Laboven e Odries.Ngjiste e zbriste shkallet e shkolles sone fytyreqeshur,i veshur bukur me nje kostum kafe, kemishe te bardhe si bore,,kravate te kuqereme.Mbante nje kapele qe nga siper kishte disa trekendesha qe bashkoheshin te gjithe ne nje pulle. Ishte kapele karakteristike e amerikaneve qe erdhen ne Shqiperi ne fund te viteve 50-te.Nje dite na u cfaq ne klase si nje zoteri i vertete,por buzagaz e me shume miresjellje na tha:

Jam mesuesi i violines dhe mandolines ,vegla mesimore qe do ti mesojme se bashku sipas programeve mesimore.

Na takoi te gjitheve ,djem e vajza,nje e nga nje.Pastaj se bashku shkuam ne kabinetin e veglave muzikore ku na njohu me violinat,mandolinat,prodhim vendi e sovjetike ,fizarmonika gjermane e ceke,kitara.Sipas deshires u ndame ne dy grupe,violine e mandoline.Shumica donin vjolinen,por u perballem me veshtiresite e perdorimit te harkut,shume nga ne preferuam mandolinen.Profesor Polua,sic e therrisnim me respekt, qe shume i perkushtuar te na mesonte keto vegla muzikore per te fituar shprehi praktike,krahas punes se njohjes se teorise se ndryshe pa te ktheheshim ne “vjolixhi”

Mesimin e fillonim me kurdisjen e veglave muzikore. Ai gjithmone mbante me vehte nje disk te vogel me shume ndarje ne anet sipas notave me diameter rreth 8 cm e ai na jipte tingujt e ne shterngonim telat sipas tingujve te njohur te 4 telave -mi-la-re-sol.Mundohej te na jepte shprehite e perdorimit te veglave duke e ndjekur ate ne te gjitha veprimet qe ai bente me veglen e tije duke ruajtur regullin e qetesine e nevojshme ne mesim.15-20 minutat e fundit te ores ai merrej me anen teorike te problemeve e vrejtjet per ecurine e mesimit.Ne minutat e fundit ,per te na futur sa me thelle dashurine per muziken e boten magjike te saje, luante ne mandoline polka e mazhurka e ne vjoline pjese libretesh nga kompozitoret e shquar me fame boterore si Verdi,Pucini,Bahu apo Shopen.Po “oreksi vjen duke ngrene”-thote populli.E ne viheshim ne levizje duke qemtuar neper faqet e enciklopedive qe kishim ne biblioteken e shkolles te pjeseve nga kompozitoret e tjere evropiane ,gjermane e italiane sidomos ,por edhe dy kompozitoret e medhenj ruse Cajkovski e Glinka.Po profesori i papertuar qe ne lartesine e tije profesionale e ne na falte me interprentimin e tije caste emocionale.Kompozitoret e famshem italiane Xhuzepe Verdi,Xhakomo Pucini,Belini,Rosini e Vivaldi qene bere te shtepise ne klasen tone se profesori na tregonte e interpretonte veprat e tyre ,dallimet midis tyre e kur vinin operat e tyre ne kinemane e qytetit na rekomandonte te venim ti shikonim e ishte prezent me ne ne sallen e kinemase kur shikonim “Rigoleton”,”Traviaten”,”Nabukon” e “Aiden “e Xhuzepe Verdit ne variantet e vjeter.

Teorine e muzikes na i jepte i paharruari ,kompozitori i ardhshem Ferdinand Deda,por ai pas ca kohe shkoi me studime ne Prage ne konservator.Profesor Polua e cmonte shume profesor Ferdinandin si nje talent i rralle ne teorine e muzikes e ne vecanti ne fizarmonike,ne menyren perfekte te perdorimit te gishtave ne tastjere, per te dhene nota te sakta me embelsi e degjim te kendshem te melodive.Ne profesor Polua na dha dashurine per artin e muzikes,njohurite per ate e na mesoi si te punonim te pavarur cdo mbasdite per te fituar pervoje ne interpretim, duke forcuar shkathtesite e shprehite ne leximin e partiturave te pjeseve muzikore,zgjedhjen e tarantelave e mazhurkave italiane e pergjithesisht evropiane nga enciklopedite.Nje dite profesor Aleko Panua qe zevendesoi profesor Ferdinandin ne teorine e muzikes ,na foli per kompozitorin e madh hungares Franc List. e artin e muzikes se tije.Ne gati tek profesor Polua per te ndjere shijen muzikore te Listit.Profesori qeshi dhe me violinen e tije qe ne e quanim famoze per bukurine e saje e sidomos melodine e embel te saje filloi interpretimin e nje pjese.U mahnitem e i thame profesor Polos:

-Sot pame peme molle te lulezuar e mbi deget e saje nje tufe zogjsh qe ciceronin magjishem!Ai na tha:

Vertete muzika e Franc Listit eshte e shpejte ne kohe ,por shume e bukur.

Profesor Polua krijoi orkestren e mandolinates se shkolles e jepnim koncerte ne “Radio Gjirokastra” me kenge patriotike e ne koncerte ne raste festash ne Pallatin e Kultures se qytetitNe vitin 1962 profesor Polua shkoi ne orkestren e pallatit te kultures se qe violinist profesionist i vetem ne qytet Punen e tije qe la gjurme te thella ne pedagogjike e vazhdoi mesuesi tjeter i perkushtuar,i paharruari Vaso Buka nga Dhroviani.Shkolla e atehershme pedagogjike ,vec pergatitjes se gjithaneshme te mesuesve i pergatiste edhe si muzikante te mirefillte qe u duheshin shume shkollave 8 vjecare te Shqiperise ne jug te vendit.Prandaj shume mesues punuan edhe si muzikante per ato shkolla apo grupe shkollash. Vecoj koleget e mi Dasho Dalipi,Harillo Bita,Vahit Brahimi, etj apo te talentuarit qe vazhduan me baze pedagogjike konservatotin si Anastas Kuremeno,Kosta Lloli,Foto Papai nga rradhet e minoritetit qe te tre te spikatur per dirigjim.

Si eshte jeta e njeriut!

Profesor Polua erdhi nga Labova e Odries ne Amerike djale i njome,por me dashuri per jeten me dinjitet dhe mesoi artin e muzikes ne kushtet e pakufizuara te nje shoqerie te lire demokratike.Atdhedashuria e shpuri ne Shqiperi ku punoi mbi 30 vjet me perkushtim.Krijoi familje te re me nje zonje shqiptarke e zoti i fali dy djem te mbrekullueshem.Njeri,Stefani,u be violinist si i ati,por i lakmuar ne disa orkestra per talentin e tije,tjetri ,Jorgua u be matematikan i talentuar qe ka biznes te fuqishem.Sepse pas viteve 90-te familja perseri emigroi ne Amerike me profesor Polon ne krye.Here pas here flas me ate ne Skajp.Ndonjehere me ka folur edhe me melodite e violines famoze.Por e merr malli per Shqiperine e dashur ,Lunxherine e bukur dhe Gjirokastren,por e griu malli edhe “per te bukuren Odrie,gjithe lisa,gjithe hie”Jetojne lumturisht ne Filadelfia te dy djemte e profesorit me familjet e tyre. Natyrisht babai e nena jane lezeti e krenaria e familjes se madhe.Sot me 11 janar 2021 Polo Xhori mbushi 100 vjec.Ne pedagogjikasit i urojme shendet, gezime e lumturi,jete te gjate sa ti doje e bardha zemer me te shoqen ,djemte e familjaret e tyre.U shtofshin e u shumofshin.

What do you think?

Written by admin

Ne nje nga lagjet e Gjirokastres, gjeni ku mblidhen ujrat e shiut te ketij sokaku pa emer!

Familjet gjirokastrite ne Amerike, cilat jane te parat dhe sot?