Sot urojme per Ditelindjen Kristo Stojen specialistin e njohur te luleve ne Gjirokaster qe shkruan vjersha e boton libra.
Kristo ta Gezosh Ditelindjen me Shendet , Jete te Gjate e te Lumtur!
ME KETE RAST, KRISTUA NE FAQEN E TIJ NE FB KA BOTUAR NJE VJERSHE SI URIM PER DITEN E TIJ TE LINDJES TE TITULLUAR :’
MUND TË ISHA LINDUR NË RRUGË
( Me rastin e 78 vjetorit të lindjes )
Evanthia ishte në muajin e nëntë,
Kish dhimbje në darkë dhe gjithë natën.
Ato nuk i ngjanin me dhimbjet e barrës,
Për këtë me të shpejtë lajmërojë kunatën.
Të dyja hipur në kuajt e tyre,
Iu drejtuan qytetit për te doktori.
Ndaluan përfund Sheshit të Çerçizit,
Te porta me hark u futën te oborri.
Doktor Kalivopulli bënte vizita.
Prisnin atje pacientët në rradhë.
Evanthia ndjente dhimbje të forta,
Njerëzit hapën rrugën sa e panë.
Doli infermjerja për pacientin e rradhës,
Kur pa këtë nuse me barkun në buzë.
E mori brenda, bashkë me kunatën.
Dhimbjet gjithë rrugës s’ iu ndanë kurrë
E pa doktori i famshëm, Kalivopulli.
I dëgjoi me vëmendje ankesat e saj.
Që nga tavolina ku ishte ulur,
– Zonjë, ti do lindësh nga çasti në çast!
Në rast se ke njeri në qytet,
Bashkë me kunatën mos prisni më gjatë.
E ke të.nevojshme të nisesh urgjent.
Nuk mund të presë më fëmija në bark.
Bashkë zbritën nga Poliklinika.
Menduan te kunata, Anastasia.
Por puna s’ priste, do lindte në rrugë.
Një mike, nga Njockot, e ftoi te shtëpia.
Me shumë njerëzillëk ajo hapi portën
Të dyja me Ollgën e mbajtën nga krahu.
Me kujdes, nusen, e shtrinë në krevat.
Fytyra i kish marë ngjyrën e gjakut.
S’ kaloi asnjë minutë, fëmija u lind.
Një djalë i shëndetshëm, katër kilogram,
Ishte viti ’44,
Ora 13, 28 mars.