in

Si e mori emrin Gazeta e Xhepit “Kalaja e Shëntriadhës”, që shtypej me makinë shkrimi dhe shpërndahej shtëpi më shtëpi!

Për ata që që nuk e dinë, ne muajin gusht të vitit 1944 doli numri i parë i gazetës që u quajt “Kalaja e Shëntriadhës”.

 

Numri i parë e në vazhdim, u shtyp në makinë shkrimi dhe në kryeartikull shkruhej se qëllimi i saj ishte te ndriçonte opinionin e krahinës së Lunxhërisë me artikuj te politikes, ekonomise e shoqërore.

 

 

Gazeta doli me vendim të këshillit krahinor të Lunxhërisë dhe personat pergjegjës ishin Petro Zografo, Mihal Spiri, Misto Ndreu dhe Petro Bërxholi.

 

Gazeta, që mbeshtetej edhe me shkrime te bashkepunetoreve te saj ne fshatrat e krahines, shtypej me makine shkrimi ne disa kopje dhe shperndahej shtepi me shtepi.

 

Po pse gazeta mori këtë emër?

Prof. Dr. Arqile Bërxholi ka shkruar se ky emer ka nje kuptim te madh, sepse tregon qëndresën heroike te popullit lunxhot ndaj armikut, ashtu sic qëndrojnë kalatë e patundura ndër shekuj ndaj rebesheve dhe tjeter, duke dëgjuar emrin “Kala e Shëntriadhës”’ populli lunxhot kujtonte përpjekjet e shumta te zhvilluara në atë vend, kujtonte gjakun e dëshmorëve të brigadës së VI dhe te VII Sulmuese.

 

Gjithashtu ky vend ka qenë qendër e drejtimeve luftarake që kreu brigadë e VIII në qytet kundër gjermanëve.

 

 

Ja, per te gjitha këto emri i kësaj kalaje gjeti vend në emrin e kësaj gazete të thjeshtë xhepi lunxhiote me 15-20 faqe dhe që shoqërohej edhe me fletushka te vecanta humoristike, shoqeruar me karikatura, sic ka qënë ajo me titull ”Hitleri, Borizani dhe Duçja” dhe që bën fjalë për fundin e fashizmit.

 

Ja disa vargje te shkeputura:

Duçja –Hitlerit
Këndova gazetën parë,
Thoshte për ca magjistarë,
Të cilët tregojnë fanë
Pikë për pikë se c`do të gjajë
që do të ikim në mish,
Me brek e me këmishë.
Hitleri – Duces
More cfarë po thua,
Apo talle me mua?
Të vërteta janë këto,
O bobo e o bobo!

 

What do you think?

Written by admin

Sheshi “Lëmi i Zekate”! Nga vend ku shkoqej gruri e celfisej misri dhe shesh ku luanin fëmijët u ndërtua…

Pamjet Hynore të Qytetit të Gurtë që Mahnitën Botën! Faleminderit Fansave të Gjirokastra Online!