Nga vitet 50` të shek. te kaluar, Shtepia e pare e pionierit ne Gjirokaster ka qënë ne lagjen Teqe afer me ndertesen e Qendres Kulturore. Ka lëvizur dhe në shtëpi të tjera po me ne fund femijet u mblodhen ne shtepine e re që mori Emrin e Heroinës se Popullit Fato Berberi, godina që shikoni.
Nga dita e pare e ne vazhdim mbeti vater e edukimit dhe argetimit te femijeve.
Ne kete shtepi kane kaluar disa breza dhe te gjithe me deshira e endrra per te mesuar nje instrument, per të pervetesuar nje specialitet, për të mesuar teatër, pikturë, etj.
Rrethet ku fëmijët mësonin dhe ushtronin talentin e tyre ishin të shumta, nën kujdesin e mësuesve dhe specialistëve më të kualifikuar në qytet emrat e te cileve kujtohen me respekt e mirenjohje.
Fëmijët merrnin pjese në nje apo disa rrethe si sportive, artistike, pingpongut, marangozise, pirografisë, qëndisjes, rrobaqepsisë, piktures, rrethin letrar, te teatrit, muzikës etj.
Gjallëri dhe frekuentim te vecante kishte biblioteka dhe salla e leximit, sallat e argetimit dhe pergatitjes se korit, kengetareve e valltareve. Aty kendohej e vallzohej per te dhene koncerte ne sheshin e Çercizit dhe Pallatin e Kultures, per festat dhe ngjarjet e shënuara të qytetit.
Mos harrojmë sallën e Tv ku fëmijët ndiqni programet televizive. Ishte nje kohe kur ne Gjirokastër kishte 10 -15 aparate po nje aparat nuk mungonte per femijet në shtepine e pionierit!
Edhe sot shtepia e pionierit ( Qendra Kulturore e femijeve “ Fato Berberi” ) vazhdon te eci ne traditën e parë, punon me rrethe e programe të reja ku femijet mesojne, argetohen dhe ushtrojne talentin ne fusha te ndryshme.
Ajo ka dhe biblioteke që frekuentohet dhe zhvillon aktivitete per edukimin e femijeve me dashurine për librin. Jane organizuar aktivitete kulturore ne te cilat jane mare edhe cmime.
Deri diku eshte rruajtur dhe mjedisi jashtë që ne vitet e para u mbollen lule dhe peme, u krijua kendi i lojnave dhe ne krye te lulishtes eshte busti i Poetit te Rilindjes sone Kombetare Andon Zako Çajupi.