Në territorin e zones historike te pazarit te Gjirokastres veç dyqaneve ne 5 degëzimet, hotelet dhe kafenete, ndertesat bankare dhe ato administrative, dallohen edhe disa banesa private ne funksion edhe sot por që ne kohen e Zogut dhe pasclirimit kane jetuar dhe banuar familje te medha me prejardhje intelektuale, sidomos mjeke.
Në hyrje te sheshit te Çerçizit eshte shtepia e Dr.Kalivopullit, dikur dhe klinikë private deri ditën që u arrestua dhe bëri shume vite burg.
Dr. Aleksandër Kalivopulli ishte mjek i dëgjuar me studime te përfunduara në Athinë dhe sherbeu disa vite ne spitalin e qytetit.
Shtepia, paclirimit te vendit, u sekuestrua dhe ca kohe u kthye ne zyra te rinise dhe u banua nga qiraxhinje.
Pas vitit 1991, djali i Doktorit, Sokrat Kalivopulli, e ringriti dhe organizoi aty nje pershpirtje ne kujtim dhe nderim te babait te tij, dr. Kalivopullit.
Sot kjo shëtpi është residence e konsullatës greke në Gjirokaster
Prane kesaj shtepie , nen Sheshin e Çerçizit, ka banuar Dr. Hajrulla Harxhi, mjeke i njohur ne vitet `20 te e larte dhe nje nga bashkepunetoret me te afert te gazetes “Demokratia”, i vleresuar per keshillat mjekesore ne mbrojtje te shendetit te banoreve te Gjirokastres dhe krahinave te jugut.
Ne kete shtepi ka banuar gjithashtu Dr. Adem Harxhi, okulist i njohur ne Gjirokaster dhe ne Shqiperi, per shume vite me radhe edhe drejtor i spitalit Rajonal te Gjirokastres, tani me banim ne Amerike.
Në rrugen e gjimnazit, ne |Palorto, pa shkuar ne sheshin e Kokones, ne nje vile të bukur dhe sot, ka jetuar Dr.Thoma Zhusti ,radiolog,pneumollog .
Në Lagjen Varrosh eshte shtepia e Dr.Vasil Labovitit ku dhe sot ne nje pllake metalike lexohet” Dr. Vasil Laboviti, kirurg dhe gjinekolog”, nga mjeket e pare qe hodhi bazat e mjekesise shqiptare ne fushen e gjinekologjise, vleresuar e nderuar me disa tituj, edhe “Nderi i Gjirokastres”.
Deri sa vdiq bëri mbi 50 000 opercione kirurgjikale dhe ne historine e qytetit permendet per ngjarjen e Sheshit të Çerçizit në 27 dhjetor 1943, kur nazistët hitlerjanë kishin grumbulluar pengje qytetarët gjirokastritë për t′i ekzekutuar, si hakmarrje mizore.
Ai komunikoi gjermanisht me komandantin gjerman dhe e bindi ate per pafajesine e banoreve te arrestuar.
Ne lagjen Hazmurat, përballë me muret e renda te shtepise se madhe te Gurgait, ( sot Hotel Kalemi 2) ka banuar Dr.Kristaq Duka dhe ca vite edhe Dr. Vasil Jorgji te dy mjeke te njohur dhe te perkushtuar per jeten dhe shendetin e pacienteve.
Ne këtë shtepi per disa vite ka banuar me qira edhe familja e kompozitorit te njohur Kastriot Gjini.
Në shtepitë e mëdha të Angonatëve, për vite me radhë, ka jetuar dr. Daut Baboçi, specialist otojater. Punoi ne Polikliniken dhe spitalin e qytetit. Kujtohet për profesionalizëm dhe marrëdhënie korrekte më banoret dhe klientet,ne mbrojtje te shendetit te tyre.
Përballë ish Radio Gjirokastrës, në shtëpinë e bukur dhe sot tre kateshe të Tili Mihalit ka banuar për afro një 10 vjeçar edhe mjeku i dëgjuar nga Elbasani Engjëll Kongoli si dhe inxhineri kimist Taqi Koça, pergjegjes i laboratorit te ish ndermarrjes bujqesore te qytetit.
Në zonën historike ka shtepi te shpallura monumente kulture. Njera prej tyre eshte dhe ajo ne Bashte të Teqesë e Babametove për shume vite e rënuar por sot plotësisht e ngritur në këmbë.
Me arkitekture te vecante e brenda banese tipike gjirokastrite, sherben si qender edukimi patriotik e njekohesisht me funksion për pushim e fjetje. Aty ka banuar për shume vite me familjen e tij inxhinieri i njohur Iljaz Babameto, me kontribute si punonjes i Deges se Monumenteve te Kultures ne Gjirokaster.