Shpërthimi i një motori-bombë i parkuar pranë një objekti dy katësh, tronditi të gjithë qytetin e Shkodrës paraditen e kësaj të shtune. Shënjestër e atentatit ishte 42-vjeçari, Lul Kulla, i cili ka marrë plagë të rënda dhe ndodhet në gjendje kritike për jetën në Spitalin e Traumës.
Krahas tij, plagë të rënda nga shpërthimi kanë marrë edhe dy persona të tjerë, të cilët gjithashtu ndodhen te Trauma nën kujdesin e mjekëve. Edhe pamjet e këtij shpërthimi janë dramatike. Report Tv ka siguruar një video vetëm pak sekonda pas shpërthimit teksa duken njerëzit të cilët vrapojnë të alarmuar ndërsa vendi i ngjarjes mbulohet nga flakët dhe tymi.
Policia ka shoqëruar rreth 30 persona të dyshuar për ngjarjen, por ende vijojnë hetimet për identifikimin e autorëve.