Shoqëria “Refene” e krijuar në Sarandë ne pranverë të vitit 1922 me 30 anëtarë protestonte deri në Prefekturën e Gjirokastrës për mbrotjen e te drejtave te anëtarëve të saj.
Në këtë shoqëri merrnin pjese edhe hamej dhe varkarë të portit nga Dropulli, Përmeti, Gjirokastra, Kosova dhe Maqedonia.
Drejtimet kryesore te programit të shoqërisë ishin: mbrojtja e te drejtave të anëtarëve kur ato shkeleshin nga administrata vendore, sigurimi i punës dhe ndihma për familjet më të varfëra.
Kjo shoqëri protestoi disa herë para Prefekturës së Gjirokastrës gjatë vitit 1924-1925.
Aktivitetin e vazhdoi deri në vitin 1928.