in

Historia e Aerodromit të Qytetit të Gjirokastrës!

Në vitin 1924, ne aerodromin e qytetit te Gjirokastres , u ul aeroplani i pare i shoqërisë ajrore gjermane ’Adria- Aero –Llojd’ dhe linja ajrore Tirane-Gjirokaster-Tiranë u inagurua në 11 gusht 1929, fillimisht me ekuipazh gjerman dhe me vone italianë.

Me aeroplanet e tipit ‘ Albatros E” dhe “Albatros G” percillej edhe posta. Nga viti 1932 u bene sistemime dhe ne vitet 30-40 te shekullit te kaluar leviznin 30 aeroplane transportii, bombardues, civile, te tipit “Breda 44”. Linjat e futurimeve ishin: Tirane –Vlore- Gjirokaster- Tirane dhe Tirane –Korce- Gjirokaster. –Tirane , me grupe pasagjeresh te profesioneve te ndryshme , po shumica tregtare, punonjës të administrates shteterore. etj.

Nëpërmjet ketij aeroporti transporti civil zgjati deri ne perfundim te Luftes se Dyte Boterore dhe pas vitit 1944 u nderpre, sherbeu vetem per fluturime per qëllime ushtarake, nevoja qeveritare dhe humanitare.

Vitet e pas`90 i dhane me shume gjalleri aeroportit. Nga pista nisen te ulen dhe te ngrihen avione te shoqerise amerikane MAF. Për t`u shenuar eshte ulja ketu e avionit që solli ne Gjirokaster kryeministrin italian Romano Prodi, apo ish kancelarin austriak Vraniski dhe me pas shkrimtarin Ismail Kadare, që mbërriti me helikopter per nje vizite ne qytetin e lindjes.

Me 1977 aeroporti pesoi nje shkaterrim total dhe rikthimi i fluturimeve filloi me rikonstruksionin e godines. Sic eshte folur, ka shpresa që ne nje te ardhme, te realizohet endrra e vjeter e banoreve per te udhetuar me aeroplane me 30 – 40 vende.

What do you think?

Written by admin

Shoqëria “Refene” që Mbronte të Drejtat e Hamejve dhe Varkarëve nga Shkeljet e Administratës Vendore!

Shoferi Veteran Qazim Tuqi nga Lagjja e Teqesë që Kujtohet nga Shoferët e Parë të Qytetit të Gjirokastrës!