in

Shoqëria “Pif-Paf” e Rapsodit të Famshëm Neço Muka ku merrte Pjesë dhe Tefta Tashko, Nxënëse në Monpelje të Francës!

Jo vetem ne Gjirokaster por dhe ne Sarandë ka patur nje shoqëri me emrin “Pif-Paf”.

Ndryshe nga ajo e Gjirokastrës, shtojcë e gazetës “Demokratia” që dilte nje here ne vit e ne krye te faqes shkruhej:

“Del nje here ne vit që te mos marri plevit”,

në Sarandë kjo shoqëri ishte muzikore-teatrale e ngritur ne vitin 1929 dhe e drejtuar nga rapsodi i njohur popullor Neço (Nestor) Muka.

Shoqëria kishte grupin koral me repertor kenge popullore himariote, labe dhe permetare si dhe kengë të muzikës së lehtë krijime të Neço Mukës dhe anëtarëve të tjerë.

Në veprimtaritë e shoqërisë për një kohë ka marrë pjesë edhe Tefta Tashko, kur ishte nxënëse në Monpelje të Francës.

Këngët e shoqërisë janë inçizuar edhe ne pllaka gramafoni.

Mbështetur në traditën popullore kombëtare, shoqëria punoi per gjallerimin e jetes folklorike e artistike ashtu dhe per nxitjen e talenteve ne fushen e kenges dhe gjinive te tjera te artit, komedise etj.

Shoqëria “Pif -Paf” vazhdoi aktivitetin deri ne dhjetor 1934 se mbas këtij viti kryetari i saj Neço Muka u nda nga jeta në moshë 35 vjeçare.

What do you think?

Written by admin

Bletërritësi nga Fshati Zhej i Zagorisë me Çmim Ndërkombëtar në Prodhimin e Mjaltit!

Fillimet e Shërbimit Postar në Gjirokastër!