Agimi i nje dite te re eshte drite dhe pasterti.
Sa shume e shijon ate ne mjediset e Liqenit te Tiranes!
Nese nuk te mbajne kembet per te bere vrap, prite zbardhjen duke shetitur me hap te bute e te lehte, me frymemarrje dhe gjoks te lire, larg stresit qe na rendon ne keto dite te veshtira.
Dil ne natyre per te hapur me syte, mendjen dhe hapat e tu agimin e cdo dite te re!