Deri më tani ka plotë 10 rekorde Guiness, por me sa duket, Saimir Strati nuk ka në plan të ndalet me rekordet e tij. Bëhet fjalë për shqiptarin i cili synon rekordin e 11-të.
Saimiri është vendosur në një nga provincat e Italisë, ku edhe ka në plan të realizojë portretin e shenjtorit Sann’Antonio Abate, në një sipërfaqe prej 26 metra katrorë, duke përdorur dy milion thonj.
Shqiptari po punon në qytetin Asisi, në provincë e Umbrias, nën sytë e vizitorëve dhe synon ta realizojë ëndrrën e tij për Rekordin e 11-të “Guines”, para datës 10 janar 2018.
Ai është mjaft i vendosur për të marrë këtë rekord të ri dhe ne urojmë që t’ia dalë edhe këtë herë.