Nje dyqan per shitje apo sherbime ne Qafe te Pazarit ne Gjirokaster ka disa te mira. Ato jane te “lakmuara” e nuk jane dhe sot bosh, edhe pas pandemise.
E mira e pare:
Bene nje pune qe e ke profesion dhe “ nuk mbetesh pa gje” ,fiton aq sa te rrosh mire e jo te pasurohesh, kur behet fjale per profesione te thjeshta, si berber, kepucar, shites cigaresh e kinkalerish etj.
E mira e dyte:
Nese nuk ke pune tete ore rresht nxjerr karrigen perpara deres se dyqanit dhe ben sehir” pa leke” ne pritje te klienteve qe, nese pershendetesh dhe e zgjat muhabetin, i kujton se duhet te qethen, ose t`i kalojne nje brisk faqeve.
Nje e mire tjeter ka lidhje me te gjithe ata qe nuk guxojne te ulen ne tavolinat e kafeneve jashte si tek Totoli e Kotoni se nuk duan te “vrasin xhepin” dhe per te shkuar kohen ulen ne pllakat e hirta te pezuleve.
Keto te mira ka cdo dyqan ne Qafen e Pazarit ne Gjirokaster.
Keshtu ka qene e keshtu ka mbetur. Edhe te paret e dyqaneve ne kohe te ndryshme me pune, sehir e shakara kane shkuar nje jete ne Pazar.
Ju si mendoni?