Sa “Bujare” jemi, Vendi qe Zeme ne Krahasim me të Tjeret?!
Ne Indeksi Boteror i Caf per vitin 2019 behet nje raportim me shifra per vendin qe ze dhe vendi tone, Shqiperia,ne kete “drejtim”.
Nga statistikat, duket se nuk zeme ndonje vend te mire dhe nuk ka vend per mburrje. Dallojme per me pak bujare, edhe pse bujaria shprehet me perqindje, gje qe nuk eshte ndonje “ peshore ” e sakte, po faktet flasin…
Ne “garen” e Bujarise nga 140 shtete te marra ne shqyrtim renditemi ne vendin 105.
Duam s`duam do ta pranojme edhe kete “ turp” se jemi ulur ca shkalle me poshte ne treguesin e Bujarise dhe ketu ka vend te permiresojme qendrimin, te behemi me xhumerte, ne ç` aspekte kete do ta themi me poshte.
Sipas ketij raporti kemi humbur dhe disa shkalle ne krahasim me sa bujare kemi qene me perpara, pra vetem 23 % e shqiptarëve janë bujarë dhe të sjellshëm dhe zyrtarisht, te tjeret mesa duket kane pare “ xhepin” dhe interesin e tyre dhe ne nje vit qe behet kjo analize kane anuar nga vetja, duke dhene me pak bujari per te tjeret.
Studimi i publikuar nga Instituti CAF (Charity Aid Foundation) është perqendruar ne keto tre kategori:të ndihmuarit e të huajve, dhurimi i parave dhe koha e punës vullnetare.Ja treguesit, sipas Monitor: 35 % e shqiptarëve nuk hezitojnë që të ndihmojnë një të huaj kur i kërkon ndihmë, duke u renditur të 95-tët në botë, 21 % e shqiptarëve kanë dhuruar para vitin e shkuar, duke u renditur kështu të 75-tët në botë, ndersa sa i përket dhurimit të kohës për vullnetarizëm, ketu “çalojme” , vetem 9 % e shqiptarëve kanë dhuruar kohën e tyre për bamirësi ose ndonjë kauzë të ngjashme, duke u konsideruar kështu të 107-ët në botë për këtë indikatorë.
Keto jane treguesit qe na ballafaqojne me “boten” me shkallen tone te bujarise, pra jemi bere per kohen qe shqyrtohet, vitin e kaluar me pak bujare dhe me shume “kurnace”. Ndoshta kete tregues do e permiresojme ne te ardhmen,se dhe shembujt nuk mungojne. Psh, Kosova, nga vendet e rajonit, renditet e 62-a, ndersa Maqedonia e 96 ka tejkaluar edhe vendin tonë dhe duke ngjitur plot 34 shkallë nga një vit më parë që renditej e 130-a.
Nga vendet me bujare kryeson SHBA sipas Indeksit Botëror të CAF-it për herë të pare e ndjekur nga Myanmar, i cili ka qenë katër vjet me radhë në numrin një në Indeks; e treta Zelanda e Re, më pas Australia dhe Irlanda.
Persa i perket dhurimit te kohes vullnetare, pert te tjeret ka tregues ne rritje nfdersa dhurimi i parave eshte ne nivel me te ulet ne krahasim me vitin 2014 por per vendet e zhvilluara ky tregues eshte me i larte.