Ndryshe nga shume gjirokastrite te Qafes se Pazarit qe sot diten e punes e nisen me genjeshtra, te Di gjirokastritet zune ne goje vetem te verteta.
E nisen thuaj ti e thuaj une dhe u bene balo per kuptimin e fjales « rremash ».
Per kuptimin e saj i Dyti beri gjoja, sikur nuk e dinte dhe i Pari mori energji gojore dhe u shkri ne te gajasura..
- Pika ti, ke harruar dhe gjuhen e nenes!Degjo vellane, mos u be rremash se e rrema i ka kembet e shkurtra, del ne mejdan dhe ku te futesh, ne vrime te murit !…
- E e une nje here ne vit thome ndonje te rreme, po ti me te rrema e ke shkuar jeten, te nje nje lagje e tere,te ka dale nami si genjeshtar me oke.
- U me marc te keqen i biri rremashit, qe mbete xhore, pa mende, koke me bojara, te rreme.
- – Uuuu edhe kete e the mo ?Po c`pret fjale te mira nga nje gole me dhembe te rrema?!
…Gjirokastri i pare u gufos.Fjalet, gjisma gjisma, i mbeten ne guxhuman.
- E mo, e shikon, e mbylle kamaren se me dukesh si brume i thartuar!
- A c`me zure ngushte!Kam nje gje ne mendje po…
- E di se cdo thuac, fjale te bukura e gure ne traste, po sot, ne diten e te rremave le te flasin dhe te tjeret, ata qe nuk dine te genjejne…
- Per ke e ke fjalen mo?
- Per ata mo, per politikanet…