in

Te pathena per stilistin gjirokastrit Niko Dedi qe ne vitet `30-`40 binte moden e Parisit ne Gjirokaster

Ne kete foto jane Evllambia me Nikon, gjyshja dhe gjyshi i gjirokastritit Daniel Dedit tani me banim ne Tirane, me piceri ne bllok.

Ai nuk i ka arritur por per jeten dhe punet e tyre ka mesuar nga babai i tij, i ndjeri Viron Dedi , ish futbollist i njohur i Luftetarit gjate viteve 65 -74.gjyshi kisht 6 femije:

KOSTANDIN DEDI,ARQILE DEDI.EVELINA DEDI.ALEKSADRA DEDI.KALIRO DEDI dhe VIRON DEDI.

Sipas tij kjo eshte nje super foto qe flet shume dhe per nje kohe te larget, kur gjyshi i tij, Nikua, stilist i shquar, per punen qe bente njihej edhe ne Paris.

Ai thote se gjyshja, Evllambia ka qene vajze e vetme nga familje aristokrate dhe mbeshtetje ne veprimtarine e gjyshit qe, ne kohen e tij me te mire, pas viteve 30-te, ka qene stlist dhe punonte midis Gjirokastres dhe Frances.

Per foton thote se eshte e vitit 1930, ne diten e marteses, sipas xhaxhait te tij, Kostandin Dedi, djali i madh i Nikos.
Emrin e Nikos e trashegoi djali i Lelas.

Nikua dyqanin, rrobaqepesi e klasit te pare e kishte ne Qafe te Pazarit, qepte per parine e qytetit mbi bazen e modeleve dhe modes se fundit me vajtje ardhjet dhe kontaktet qe kishte me stiliste te Parisit deri afer viteve pa filluar Lufta e Dyte Boterore.

Punen e stilistit ai ua trashegoi edhe femijeve, Arqilese dhe vajzes se madhe Evelines.

Per Areqilene qe ne Gjirokaster njihej shkurt me emrin Lela dhe ishte rrobaqepes i klasit te pare ne punetorine ushtarake dhe vite me pas ne ndermarrjen e prodhimit te veshjeve, do te flasim me gjeresisht ne nje shkrim tjeter.

E shquar si rrobaqepese ishte dhe vajza e madhe e Nikos, ne ndermarrjen e prodhimit te veshjeve.

What do you think?

Written by admin

Prof.Dr. Roland Zisi  rizgjidhet Rektor i Universitetit “Ismail  Qemali ” të Vlorës

Ja kush eshte vajza shqiptaro-amerikane fituese e “Miss Connecticut Teen USA 2020”