in

“Qershi Plesati”,“ Kunguj Lunxhi”,“Pjeper me kaul”,reklamë dhe publicitet me gojë,tabela dhe gazeta në Pazar të Gjirokastrës

Ne Pazarin tradicional rreth Qafes se Pazarit,ne 5 degezimet dhe periferi, Bashte te Teqese dhe ne rrugen e Varroshit te qytetit te Gjirokatres, para `44-es, reklama e publiciteti per shitjen e mallrave realizohej ne disa forma.

Reklamat me goje mbulonin gjate dites hapesiren brenda e ne periferi te zones historike.Ishin ambulantet e shumte qe edhe pse shisnin xhingla mingla, artikuj te vegjel, çirreshin e bertisnin:

”Kush ka ene per te kallaisur, lire e mire !”

“Boje leshi,boje pambuku, penje te zeza,penje te bardha, gjelpera per te qepur!”

“Bleni gazeten “Pif -Paf “, “ Bleni gazeten Pif-Paf!”

Shitesit e gazetes thoshnin edhe keto vargje me ze te larte:

“ Gazeta Pif –Paf,
Del nje here ne vit
Qe te mos marre plevit”

Gjalleri kishte ne Bashte te Teqese ku shiteshin fruta,perime e artikuj te tjere, te perzier:

“Iku rrushi”,
“Iku fiku”
“Qershi Plesati”
“ Kunguj Lunxhi”
“Pjeper me kaul”

Reklamat tregtare per te afruar bleresit beheshin edhe me tabelat qe vendoseshin ne krye te dyqaneve, kafeneve e rostiçerive me emrat e pronareve, emertimin e artikujve dhe profesioneve.

Reklame e njoftime beheshin edhe ne gazetat e qytetit,”Drita”, “Demokratia”etj si “ Ne dyqanin e Stefan Litos gjeni Parisin, Lopndren dhe Napolin” apo per artikuj ushqimore si birra qe vinin nga Trieste me tituj “Provoni e do te kenaqeni!”etj.

What do you think?

Written by Admini

Gjirokastritët e vjetër tek Tre Urat e Dunavatit:“S`heqim dorë ne nga të ngalasurat dhe të puthurat”

Kur të merr malli për Zupë, ëmbëlsirën që nuk e gjen më si dikur në ëmbëltoren e lagjes…