in

Qentë e shtëpisë,”larotë e pazarit” dhe “qeni i policise”!

Ne shtepite e medha ne lagjet e Gjirokastres jane nbajtur qen te racave te ndryshme qe hamulisnin po nuk te hanin.Ishin qene te shtepise dhe jo te frikshem,te urte e te bute, qe nuk trazonin njeri,

I ishin dhe “larot e pazarit” apo zaberhanet, qente e tregut ne Bashte te Teqese, te pa edukuar e te pa shkolle, po te lire.

Per ndonje nga keta, njerezit thoshnin:”Qeni i filanit” duke zene ne goje emrat apo mbiemrat e te zoterve qe ne shume raste edhe komentoheshin.

Nga keta qene askush nuk kishte frike, vetem femije te vegjel ose ndonje “gjimnaziste e perkedhelur”.

Anonim qente, anonim dhe te zotet e tyre.

Ne qytet kishte dhe nje qen tjeter po i frikshem,i lidhur me zinxhire,me surrat te eger dhe dhembe te dala jashte, koken te mbeshtjelle  ne nje kafaz hekuri.

Ky qen, para dhe pas viteve 60, trajtohej ne nje ndertese afer zjarrfikses, ushqehej me mish e me plot “gjera te tjera te mira”,me buke te bardhe e vitamina sa banoret e lagjes Pazar i Vjeter qe kalonin ne rrugen mbi te shqyenin syte. 

I frikshem sa te kallte daten, polici kujdestar nuk kalonte kurre nga Mesi i Pazarit po vetem nga nje rruge qore per ne kala, ne vendin e trajtimit, i stervitur me pare ne “shkollen e qeneve”ne Tirane.

Ne qytet pak veta dinin se c`race i perkiste. Kush e di le ta tregoje.Nuk besojme se ishte race nga keta te sotmit pastor,spaniel dhe retriever, qene me shkolle,qene detektive me nuhatje qe zbulojne përbërjen e aromave, lëndë eksplozive,droga dhe sic flitet tani edhe anti-covid.

Ky ishte Qeni i Policise qe te gjithe e kishin frike po i dobishem sa here ne objekte apo shtepi zbulonte gjurmet e ndonje vjedhesi apo keqberesi e, megjithate,njerezit perseri thoshnin “Ja nje qen qe e ha buken kot!”.

What do you think?

Written by Admini

Si e kujoni Rruga e Mishit në Qafën e Pazarit?

Në Muzeun e Armëve-Poemë nga Ylli Musta (Gjirokastër, nëntor 1971 – shkurt 1972)