in

Pse Grate e Lunxhit kur Vinin në Pazar të Gjirokastrës Hiqnin Këpucët e Përditshme tek Ura e Lumit dhe Vishnin Lustrafina!

Ka qënë zakon i një kohe të largët, mbetur ne vargje dhe kënduar në festa e dasma te krahines:

Trëk-trëk
ato këpucë zonjushe
kadale mos shkel ne lucë
moj, zonjushë.

Këto vargje kane lidhje me nje sjellje te vecante te vajzave dhe grave lunxhote te cilat, kur vinin në Pazar të Gjirokastrës, tek Ura e Lumit hiqnin këpucet e perditshme dhe vishnin kepucë me lëkurë lustrafinë që llamburitnin.

E bënin këtë për edukatë dhe respekt për Pazarin, qytetin dhe shtëpitë që mbaheshin pastër.

Në këtë menyre ato nderonin veten dhe njerezit ku shkonin me lidhje krushqie e miqësi.

Një zakon i tillë nuk njihet për fshatarë që vinin per Pazar nga krahina të largëta te cilëve u duhej te mbanin kepuce te renda per te perballuar vështirësitë e rrugës dhe të motit.

What do you think?

Written by admin

Taverna “Murgana” ku shërben Renato Xhimo në Bashte të Teqesë në Pazar të Gjirokastrës!

Marika Maliko, Kontabilistja që Punonte me “Dy Mendje” – E Rregullt me Shtetin dhe me Ata që Bënin Gabime “Padashje”!