Mos ju duket çudi po eshte e vertete…
Mekaniku 31 vjecar Denis Kolushi nga fshati Kemishtaj i Lushnjes ka ngritur makinen e pare me forcat e veta, ide dhe realizim qe i ka vene dhe emrin e frikshem Covid 19.
Per realizimin e kesaj makine ai punoi rreth 1 muaj e gjysem dhe e ngriti me pjese kembimi te makinave te vjetra.
“Sa te rrija pa pune, ne kushtet e karantrines, hodha idene ne leter dhe dite pas dite e realizova. Meqe makinen e ngrita ne kete kohe, ne kushtet e karantines, i vura dhe emrin Covid 19. Mjeti i ngjan nje fuoristrade dhe eshte per rruge malore. Provat e para jane te suksesshme. Nuk kam menduar per ta shitur por nese do me njihet , do pergatit per ata qe do kerkojne”, eshte shprehur mekaniku 31 vjecar mjaft i gezuar dhe optimiste per realizimin e fuoristrades se tij me forcat e veta ne emisionin “Ftese ne 5 “ne TCH.