in

Byrek me lakra te egra- Ja si e përgatit gjirokastritia Alma Qirici Bajo

Nje nga byreket e pelqyer ne Gjirokaster dhe krahinat por dhe gjetke eshte ai me lakra te egra. 

Nje byrek te tille ka pergatitur edhe Alma Qirici Bajo qe banon me familje afer qytetit te Riminit ne Itali.

Sic na njofton jane ne karantine dhe zbatojne te gjitha masat e percaktuara per te qene te mbrojtur nga Covid 19 dhe deri tani asnje person nga Gjirokastra apo fshtrat e saj nuk eshte prekur.

Nderkohe kane bere dhe pergatitjet per dreken e pashkeve, diten e neserme e diel, qe edhe atje si ketu do t`i festojne ne shtepi.
Ajo ka pergatitur vezet e kuqe,Buken e Pashkes, mishin e pjekur dhe dhiple te tradites, sic behen ne Gjirokaster dhe fshtrat e saj.Ka gati gjithashtu edhe nje byrek me lakra te egra qe e pelqejne shume femijet e saj, Kejvi dhe Dea dhe bashkeshorti, Flamuri.

Ja perberesit dhe menyra e pergatitjes:

1kg lakra,spinaq,pazi,hithra,labot,burdullak,lepjete,celepujke, nje dore frito qepe te njoma,koper, majdanos dhe pak dhjozem.

-500 gr miell, 2oo ml uje, pak kripe si dhe 200-250 gram djathe te therrmuar dhe vaj ulliri sipas deshires.

Me pergatitjen e brumit dhe hollimin e peteve bejme dhe pergatitjen e lakrave te egra qe i perziejme te gjitha bashke, i hedh pak kripe dhe i “vrasim “ me dore.

Lyejme tepsene me vaj ulliri dhe mbi te shtrojme tre petet e para duke sperkatur me vaj secilen, pastaj hedhim nje shtrese mbi to me lakra dhe djathe te grire.

Vazhdojme me vendosjen e tre peteve te tjera qe i sperkatim me vaj ulliri dhe mbi to hedhim nje shtrese te re me lakra dhe djathe te thrrmuar.

Shtresen me lakra e mbulojme me dy ose tre pete te cilat i pikojme me vaj.

Qe petet te rrine te buta mbi to hedhim nje filxhan me qumesht.
E pjekim ne furre te parangrohur ne temperature 200 grade per 30 minuta dhe byreku me lakra eshte gati.

Faleminderit dhe Gezuar Pashket!

What do you think?

Written by Admini

Kujtesë/ Edukatoret dhe personeli ndihmës i kopshtit të fëmijëve të lagjes Hazmurat në Gjirokastër

Fuoristrada e pare Shqiptare! – Ja kush eshte mekaniku dhe emri i frikshem i fuoristrades me pjese kembimi te vjetra!