in

Petro Kekezi nga Varoshi i Gjirokastrës – I Pari në Prodhimin e Qirinjve deri afër vitit 1950!

Darkave, përpara se të vinte drita elektrike, Qafa e Pazarit dhe dyqanet ne 5 degëzimet, ndirçoheshin me fenerë dhe qirinj.

 

Dhe më parë po dhe nga 1900 Pazari më shumë ka qënë në errësirë. Për ndricim, në çdo qoshe dhe në krye te dyqaneve, vendoseshin fenerë dhe dy qirinj te trashë, keto ne kamare te vogla të mbrojtura nga era.

 

 

Qirinjtë, nga viti 1900 e në vazhdim, deri afer vitit 1952 i pergatiste Petro Kekezi, i datelindjes 1882. Ai kishte ‘monopolin’ e ketij artikulli te rendesishem per kohen.

 

Me dyqan ne mes te pazarit dhe punishte ne shtepi, Petrua, se bashku me Kako Zogën, siç i flisnin, dhe më pas djalin, Stavron që ne Gjirokaster njihet me shume si mjesher i prodhimit te pijeve, konjakut Ekstra Gjirokastra me nam ndërkombëtar, ashtu dhe per mbareshtimin e bleteve.

 

Në rrugë artizanale përgatiste 22 lloje qirinjë të thjeshtë në disa madhësi po dhe me lule, kordele, me llamballë brenda, te ‘kapardisura’ në duart e vajzave dhe femijëvë.

 

Lëndë bazë për prodhimin e qirinjve kishte parafinën që e sillte me det nga Italia dhe si material ndihmës përdorte dyllin e bletëve.

 

Në kohë të Zogut prodhonte aq sa i shkonte, deri 70 kv në vit.

 

 

Përdorues të qirinjve ishin banoret e qytetit, te krahinave rreth dhe qytete si Leskoviku, Permeti, Saranda dhe Himara. Sasi të konsiderueshme konsumonin dhe kishat në Pazar te Vjeter dhe Varosh per te dielat, Pashkët e Mëdha dhe festat e tjera fetare.

 

Këtë punë, i pari në jug per prodhimin e qirinjve, Petro Kekezi e vazhdoi edhe pak vite pasçlirimit të vendit.

 

What do you think?

Written by admin

Roland Çene “Mjeshtër i Madh” – Për Herë të Parë në Gjirokastër Formoi Korin Miks!

Ja si Mori Fund Historia e Gjaqeve në Gjirokastër që në kohen e Ali Pashës sipas Johan Georg fon Hahn!