Për konkursin tonë “Gjirokastra Ime” vazhdojnë të vijnë shumë foto unike në inboksin e faqes Gjirokastra Online në Fb.
Kushdo sjell pamje të veçanta dhe të bukura, por nuk e prisnim që të na vinte edhe një foto nga Girando Koti që Botohet per Here te Parë siç thotë ai, e që lidhet me një ngjarje historike për Gjirokastrën të ndodhur në Vitin 1917.
Kjo foto është marrë nga arkivi privat i gjeneral Ferreros. Sheshi i Çerçizit, mban daten 3 qershor 1917, dita e shpalljes se Pavarsise ne Gjirokaster… thotë Girando, dhe shton se ajo eshte pjese e arkivit te koleksionistit Kozma Dashi.
Po në këtë datë ka ndodhur edhe kjo ngjarje që hedh drite ne patriotizmin e priftit Papapano, babai i Mesuesit te Popullit Thoma Papapano:
“…Ne vitin 1916 nga Gjirokastra u larguan ushtritë greke, prifti Papapano erdhi në Gjirokastër dhe nisi të shërbejë si kryefamulltar në kishën e lagjes Varosh. Në këtë kohë përjetoi një ngjarje të veçantë që bëri buje në qytet, vlerësuar nga opinion gjirokastrit e më gjerë.
Ndodhi më 3 qershor 1917. Gjeneral Ferrerua shpalli pavarësinë nën kurorën e Viktor Emanuelit dhe, si mbaroi fjalimin, i dha priftit Papapano flamurin shqiptar që ta bekonte.
Sipas Papapanos “E mori, e puthi dhe e bekoi me këto fjalë:
“Beko, o Zot, flamurin shqiptar dhe vur nën këmbët e tija, çdo armik e kundërshtar!”
Si tha këto, e, pasi e puthi përsëri, ia dha një ushtari i cili e ngriti në shtizë përpara kullës së sahatit mbi kështjellën e Gjirokastrës, akt që u përshëndet me një breshëri të artilerisë”.
Këtë pjesë e shkëputëm nga libri “Rilindësi Gjirokastrit Thoma Papapano (Çuçi) të autorit Andon Lula
Tani jemi në pritje të surprizave të tjera nga fansat tanë 🙂