in

Për amvisat që nuk i kanë bërë akoma me shëndet sarmat me oriz dhe miell misri të mbështjella me gjethe rrushi

Midis recetave te kuzhines gjirokastrite per periudhen e pranveres shquhen sarmat me oriz dhe me miell misri te mbeshtjella me gjethe rrushi.

Te dyja keto receta qe percollem ne faqen tone u pelqyen dhe u komentuan te bashkeshoqeruara me vleresime per amvisat qe i kishin pergatitur.

Nderkohe mbi bazen e perberesve dhe menyres se pergatitjes, “plasen sarmat’ edhe ne internet.Foto na erdhen edhe per rubriken tone “ Kluzhina gjirokastrite”.

Menduam t`i percjellim me te tjerat me pas.

Po cila pjate me sarma eshte estetikisht me e paraqitshme dhe me shijen me te mire. Per keto duam te tregoni.

Fillimisht po hedhim pjaten me sarma me miell misri te Zana Mevlanit.

“Miremengjes, thoshim dikur, mos qe zilia nuk qe varfëria” komenton Nina Dhrami qe pergatiti sarma sipas recetes te  Zana Mevlanit. U bene sebep sarmate e tua, i bera edhe unë. Rrofsh e buona giornata!

Ja dhe pjata me sarma e Drita Malikos e cila na shkruan se Zagoria gati nuk i perdor sarmat po ajo i ka pergatitur sic i ka mesuar ne Gjirokaster.

Kjo pjata tjeter me sarma e ka nje autore por ajo deshiron te mbetet anonime. Nuk jep ndonje shpjegim po keshtu na shkruan. Deshiroj te dalin ne faqen tuaj po mundesisht pa emer se nuk dua qe te ndikohen te tjeret nga emri.

Nuk e ka keq se dhe “hater” dhe vleresime nga njohja mund te behen, pavaresisht se ne nuk kemi shpallur ndonje konkurs por dhe mund ta bejme per ndonje gatim te vecante qe eshte nga me te perdorshmet e kuzhines tradicionale te Gjirokastres.

Kete mendim ka dhe nje amvise qe na ka derguar kete pjate me sarma. Edhe ajo deshiron te mbetet anonime.

Nderkohe ju kujtojme se edhe pak dite dhe gjethet e rrushit fillojne e humbasin njomeshtine, e behen me te plota ndaj nxitoni qe te beni dhe sarmat e fundit.

What do you think?

Written by Admini

Dikur gratë gjirokastrite mblidhnin buzët, ndërsa tani një pjatë me bretkosa paguhet sa “frëngu pulën”

Kujtesë/ Regjisori i parë dhe aktorët amatorë të lëvizjes teatrore të qytetit të Gjirokastrës