in

Pension të Mbarë Mësueses të “Koto Hoxhit” Vito Kero!

Urime, fjalë mirenjohjeje dhe lule per mesuesen e frengjishtes Vito Kero me rastin e daljes së saj ne pension.

Mësues dhe nxënës ne shkollën Koto Hoxhi te mbledhur ne nje takim të përzemert, pas fjalës përshendetese te drejtorit, që në emer te drejtorise dhe kolegeve ka shprehur mirënjohje dhe respekt per punën dhe perkushtimin e mesueses Vito në përgatitjen e nxenesve te afte ne pervetesimin e gjuhes frënge, i kane uruar asaj shëndet dhe pension të mbarë.

Urimeve në këtë takim i janë bashkuar edhe prinder te nxenesve.

Mesuese Vito Kero, karrieren si mesuese e filloi ne shkollen Koto Hoxhi dhe me levizje fare te pakta e mbylli po ne kete shkolle, e vleresuar nga kolegët, prinderit dhe brezat e nxenesve, nje pjese tani te rritur e te shperndare ne gjithe vendin por që e kujtojne per profesionalizmin ne mesim, komunikimin dhe pjesemarrjen e saj ne veprimtarite jashteshkollore.

Ne takimin e organizuar mesuesja ne pension Vito Koxhioni Kero falënderoi per atmosferen e ngrohtë e miqësore të krijuar nga koleget dhe nxenesit duke premtuar se dhe me pas do te jete prane shkolles dhe nxenesve, e gatshme për të dhene kontributin e saj si mesuese ne pension e gjuhes frenge.

What do you think?

Written by admin

What’s The Difference Between Whole Wheat And Whole Grain Bread

Gjirokastra me pamje piktoreske dhe me shumë lule!