Pema e Krishtlendjeve dhe Vitit te Ri u ngrit edhe ne Gjirokaster.
Ajo eshte me e larta ne krahasim me cdo peme qe eshte vendosur ne sheshin e Cercizit, me e larte edhe nga bredhat qe vite perpara priteshin ne Malin e Gjere dhe zbukuroheshin me portokalle,pambuqe dhe letra me ngjyra ne Qafe te Pazarit..
Vitet kane bere perpara e nga cdo vit pema e vitit te ri eshte bere me e larte e me e zbukuruar, edhe me drita qe vezullojne e te prishin syte.
Nga cdo vit urojme e shpresojme per nje jete me te mire gje qe e urojme me zemer te mire edhe per vitin qe do kemi me shume per femijet qe jane e ardhmja e qytetit se mosha e trete, sic shprehet gjirokastriti i vjeter ” e ka ngrene çairin”.