in

Pastiçeri “Bukvalla” në rrugën e Gjimnazit më e frekuentuara në Pazar për Torona, Galeta, e Aranxhata

Pastiçeria e Kiço Bukvallës, pranë gjimnazit ishte më e frekuentuara në Pazar. Veçanërisht në pushimin e madh, grupet e gjimnazistëve nxitonin për të blerë ëmbëlsira, torona, galeta, pasta disa lloje, aranxhata e akullore.

 

Po ku kish mësuar dhe punuar para se te mblidhej me pastiçeri prane gjimnazit. Xha Kiçua, siç i flisnin gjimnazistët, specialitetin e pastiçerit e kish mësuar në Itali, disa vite në mërgim.

 

 

Pas çlirimit, me pastiçeri pranë gjimnazit dhe më pas në ndërmarrjen e artikujve të përzier, recetat tradicionale dhe bashkekohore ne prodhimin e embëlsirave i realizoi se bashku me pastiçierë të tjerë si, Koço Makon, Nasho Koren, Astrit Bilica, Vait Çumakun dhe Tomorr Kotroçin.

 

Kiço Bukvalla ishte krijues, skiconte forma ëmbëlsirash të panjohura më parë, veç atyre klasike, llokume të thjeshta, me arra e bajame, me ngjyra e ngarkuar me esenca qe shtonin shijen e aromen. I pa arritur nga të tjerët ishte në përgatitjen e pendispanjës qe e shtrirë në tepsi të sherbetuar fryhej një pëllëmbë, për disa  lloje pastash e torta, edhe me kate, stolisur me lule e gjithëfarë ornamentesh që zbukuronin tryezat e dasmave, fejesave e pagëzimeve në familjet gjirokastrite.

 

 

 

Në punë udhëhiqej nga dëshira e mirë per t’u shërbyer klientëve me ndërgjegje e cilësi, zbatonte normativat e caktuara për çdo prodhim dhe luftonte për shtimin e produkteve të reja duke shfrytëzuar për këtë literaturë të huaj.

 

Le të mësojmë në artikujt vijues me se dhe si përgatiste Trigona dhe Galeta aq të preferuara dikur në Gjirokastër, veçanërisht nga gjimnazistët dhe nxënësit e shkollave kur  dilnin për pushimin e gjatë.

 

 

What do you think?

Written by admin

GALETA – Receta e Bukvallës

Dokument i Rrallë “Nderi i Shkolles Koto Hoxhi” Nxënësit e shkëlqyer në Gjirokastër nga viti 1947-1997