in

Java e Pashkes se Madhe ne kujtimet e Baçi Mukes

Epitafiua.
Dite e shenjte, qe ne femijerin tone mezi e prisnim, gjithe Javen e Pashkes. Gezonim se do na blenin pantallona te shkurtra e sandale te dyqani i Pionierit, do benim koqevete e kuqe, karkanaqet do pastronim e zbukuronim avlite e ambientet e qishes tone.

 

Ishim ne gare me qishen e Varroshit kush ta bente me te bukur Pitafion, ne kishim vec zymbylave te Gore Xhillarit , Ruzhdiut, trendafilave e borzilokun e gjithe avlive tona por dhe lulakun e Basho Pilos, veriget e luleve te tij varreshin rreth e rrotull Epitafit. Kur vinte ora te dilte Epitafi e binim tre here rrotull qishes, ne krye ne femijte veshur me rrobat e kishes me ne duar llamballat, Kryqin etj me pas Dhespot Damiani, Papa Vasili e me temjanin e kendonim Qirialejso. Ne te prape femile gjoja e ngatrronim e e thoshim ndryshe..Na bertiste Figua e Karanxhes more bashtora kendoeni mire.Pa binte kembana ne ziheshim kush ti binte me pare, ate e komandonte Mino Lilja.

Nen kumbimin e kambanes, kengeve e hymneve liturgkike krijohej nje atmosfere sa mistike aq e dashur per ne.

Vareshim meteposhte Pllakes, dilnimt e Axhensia e qepeshim ne Sheshin e Cecos. Aty vinte Epitafi i Varroshit qe ngjitej nga Kroi i Pashait ne Hazmurat , ne Qafe te Pazarit e xermente te sheshi.Vjaseshim kush te dilte i pari ne shesh me mrshalla ne duar qe i benim me nje poce mbuchur me hi e mbi te valguri. Ne ja kalonim gjithnje Varroshi mbase ngaq e kishim me te poshte a ngaqe kidhim Dhespotin me vehte.Me pastaj ne ngjiteshim nga Qafa ndene Kala e te Pasha Kauri e varrwhim mete pochte per ne Kishe. Varroshi xermonte nga Varroshi se duhej ndruar udha, sic benim edhe kur merrnim nusen.

Ne femije u plekseshim neper kembe me te rriturve se gjithe udhes shkonim ndene te.
Me solemnitet ktheheshim, kambana binte, era e temjanit pleksur me ate te luleve, me misticizmin e Kryqecimit, Vdekjes e vecanerisht Ngjalljes na hutonte, por na terhiqte shume.

Me Ngjalljen kur Dhespoti thoshte : Krishti u ngjall dhe merrni Drite nga drita qe nuk shuhet kurre, ne o burra te benim çung koqevete e te hanim karkanaqet. Venim me pare ne lume te Ura e Vjetet e gjenim zall ne formen e koqevese per te fituar duke ua thier te tjereve. Ishim shume femije me Vasken e Kratin, e Karanxhes,Minon eNakon e Lilajve, Dhaqin e Papazisit,me Janin e Pocolin e Ispirit, me Jani Sevon , me Nardin e Petriken e Qendros, me Vasillaqin e Çuklles,me Koçin e Lules ,me Vason e Ndonen e Lules, me Çiken, Pecon,Cotin,Piron e Minges, me Kico Llambron,Jani Sevon, Cilen e Xhumbit, Çomen e Xhillarit etj kenaqeshim e rriteshim me dashuri, me Bekimin e Papa Fotit e Papa Vasilit e gezonim femijerine rreth oborrit te Kishes tone te dashur ndaj sot nga Katedralja e Tiranes nen Bekimin e Fortlumturise Anastas urojz: Gezuar shoke te femijerise, ortodokse te Pazarit te Vjeter e te Varroshit, te gjithe Shqiperise.

What do you think?

Written by admin

Per nje Lagje te Gjirokastres:Dua te di me shume, Varrosh apo Çetemel?!

At Thodhori Nikolla: Për shumë vjet Pashkët miq !Muaj të mbarë !