in

Nxënësja e shkëlqyer e Shkollës “Koto Hoxhi”, sot një burim inspirimi e shembull përkushtimi ndaj komunitetit Gjirokastrit! Doktoresha Vjollca Koko!

Të shkëlqyerit “Nderi i shkollës Koto Hoxhi” nga viti 1947-1997, siç ju kemi vene ne dijeni më parë, janë me dhjetra. Duke filluar nga sot e ne vazhdim, herë pas here, do të tregojme rrugën e tyre ne jetë, studimet, punët, kontributet në fusha të ndryshme, vleresimet e merituara që kanë marrë nga shoqëria.

 

Fillojmë me këtë jetëshkrim të shkurtër për ish nxënësen e kesaj shkolle, doktoreshën Vjollca Kostandin Koko, vlerësuar nxënëse e shkëlqyer në Vitin Shkollor 1981-1982.

 

Ajo është burim inspirimi për çdokënd e një shembull përkushtimi ndaj komunitetit Gjirokastrit. Koko ia ka dalë, të kujdeset mjaft mirë për veten dhe pacientët e saj. Ia ka dalë të ngrejë zërin, të kërkojë të drejtat e personave me aftësi të kufizuara, të drejtat e grave, duke vënë në dispozicion gjithë energjinë që e karakterizon.

 


Vjollca Koko në takimin me Prefektin e Gjirokastrës Z. Astrit Aliaj, ku diskutuan rreth problemeve me te cilat ndeshen personat me aftesi te kufizuara ne qarkun Gjirokaster.

 

Vjollca Koko lindi me 18 Dhjetor 1967 në Gjirokastër. Pas shkollës 8 vjecare dhe te mesme,`86-`91 perfundoi studimet në Fakultetin e Mjekësisë, UT me titull “Mjek i Përgjithshëm”. Edhe pse ne veshtirësi fizike per ushtrimin e profesionit, ka eksperiencë të pasur pune; mjeke e pergjithshme ne Vrisera të Dropullit të Poshtëm, në spitalin Omer Nishani ku dhe vazhdon, pedagoge e jashtme në lëndën “Etika dhe Deontologjia Mjekësore” Departamenti i Infermierisë, FSHN- Universiteti “Eqrem Çabej”. Flet dhe shkruan në disa gjuhë te huaja si anglisht, italisht etj.

 

Ka kryer studime dhe specializime pasuniversitare, brenda dhe jashtë vendit; gezon titujtë Master ne Shendetin Publik, dhene nga Shkolla Kombëtare e Shendetit Publik Athinë, Gradën Shkencore, Doktor i Shkencave Mjekësore në Shëndet Publik; ka kryer trajnime në klinikën e Rhematologjisë, Janinë, në menaxhinin e Kujdesit Shendetësor, Athinë, kurs ndërkombëtar trajnimi ne Administrimin Shteteror dhe ekonomik, Athinë, të tjëra në Itali etj.

 

Ajo është autore e disa botimeve me tema e studime shkencore si: “ Shërbimet Shëndetësore në Rajonin e Gjirokastrës“, botuar në volumin e 2-të të serive të botimeve të Kujdesit Shëndetësor Publik në Ballkan, të titulluar “ Shëndeti Publik në Transicion“, botuar nga Ministria e Shëndetësisë së Greqisë dhe Shkolla Kombëtare e Shëndetit Publik në Athinë, në kuadrin e programit Interreg II (2000); “Sistemi Shëndetësor në Shqipëri, Health System in Albania”, botuar në Volumin 3-të të serive të botimeve të Kujdesit Shëndetësor Publik në Ballkan, të titulluar “Shëndeti i Popullit“ botuar nga Ministria e Shëndetësisë së Greqisë dhe Shkolla Kombëtare e Shëndetit Publik Athinë në kuadrin e programit Interreg II për Shëndetin Publik në Ballkan (2001) ; “Nevoja e një programi edukues osteoporotik për popullsinë e rrethit Gjirokastër”, botuar në volumin e 5-të me titull Zhvillimi i Burimeve Njerëzore në Sektorin e Kujdesit Shëndetësor, në serinë e botimeve të Kujdesit Shëndetësor Publik në Ballkan, botuar nga Ministria Greke e Shëndetësisë dhe Shkolla Kombëtare e Shëndetit Publik Athinë në kuadrin e programit Interreg II, për Shëndetin Publik në Ballkan. (2001).

 

Botime te tjera: Vjollca Koko, Liljana Rrecka Prof. Asc.”Pacienti, një partner në proçesin e Kujdesit Shëndetësor”. Buletinin e Urdhërit të Mjekëve të Shqipërisë, Nr 1, Janar-Qershor 2002. “Parandalimit të osteoporosës i nevojitet edukimi osteoporotik i popullsisë“ në Buletini i Shkencave Mjekësore. “Etika Mjekësore” libër me cikel leksionesh per Etikën Mjekësore, përshtatur programit mësimor dhe studentëve të Infermierisë, Universitetit Eqrem Çabej”, si dhe mjaft artikuj në buletine dhe revista shkencore, brenda e jashtë vendit.

 

Doktoreshë Vjollca Koko është anetare e këshillit Bashkiak të qytetit te Gjirokastrës dhe, e angazhuar në zgjidhjen e problemeve sociale, është e gëzuar se gjatë këtij viti që sapo ka trokitur, në Gjirokastër do të kete edhe një qendër komunitare multifunksionale e planifikuar nga qarku Gjirokastër, në godinën e së cilës do të sistemohen edhe shoqatat e invalidëve.

 

Artikulli – Dokument i Rrallë “Nderi i Shkolles Koto Hoxhi” – Nxënësit e shkëlqyer në Gjirokastër nga viti 1947-1997:

What do you think?

Written by admin

Papa Françesku Festoi me një Pica Gjigande për 81 Vjetorin e tij duke Ftuar Dhjetra Fëmijë!

Ndryshon TVSH për Bizneset! Tani ju duhet Ekonomist dhe Sistem Elektronik! “Programi Bilanc” Ofron Çmim të Lirë dhe Asistencë Falas!