in

“Nusja me Shifon të zi” në Muzeun Kombëtar – Sukses i Ilirian Llurit!

Promovimi i këtij dokumentari në ambientet e Muzeut Historik Kombëtar, me mbi 200 pjesmarrës u ndoq nga të afërm të Musinesë, kineastë, intelektualë dhe personalitete gjirokastrite që ushtrojnë veprimtarinë e tyre në qytetin e Tiranës.

Dokumentari “Nusja me shifon të zi” i kushtohet shkrimtares së parë shqiptare Musine Kokalari, me skenar dhe regji të Ilirjan Llurit është mbështetur në ditarët e Musine Kokalarit dhe në disa detaje të librit “Sonata e hënës” të shkrimtares Englantina Mandia.

Ne kuadër të 100-vjetorit të lindjes së saj, 1917-2017 mori rrugë një material i filmik, i cili u pasurua në kohë me detaje e fakte, finalizuar në dokumentarin e shfaqur në ambientet e Muzeut Historik Kombëtar organizuar nga Unioni i Gazetarëve Shqiptarë nën kujdesin e kryetarit, Aleksandër Çipa.

Dokumentari “Nusja me shifon të zi” sjell inskenime nga jeta e Musinesë që nga mosha e fëminisë e deri në kohën kur ajo u shtrua në Spitalin Onkologjik të Tiranës, interpretuar nga katër aktoret Sara, Sindi, Jorida Shehaj dhe Alisa Gushi. Në këtë dokumentar na vjen për herë të parë filmikisht edhe figura e zbukurueses së nuseve, Kako Pinos, interpretuar nga aktorja Mimoza Lluri.

Në dokumentar janë përdorur objekte dhe rekuizitë që i përkisnin Musine Kokalarit. Kjo gjë u mundësua nga bashkëpunimi i shkëlqyer me trashëgimtarët e krijimtarisë së saj, e veçanërisht znj. Bibika Kokalari. Një ndihmë të madhe kanë dhënë institucionet e Bibliotekës Kombëtare dhe Muzeut Historik Kombëtar përmes drejtuesve të tyre Persida Asllani dhe Dorian Koçi.

Sipas skenaristit dhe regjisorit të këtij dokumentari Ilirjan Lluri, materiali filmik do të pasurohet edhe me disa detaje të reja siguruar së fundmi përmes bashkëpunimit me mbesën e Musinesë, znj. Karolina Kokalari.
Kamera dinamike e Aurel Lulos, montazhi plot fantazi i Vilson Kuçit shoqëruar nga kolona zanore e kompozitorit Saimir Skënduli i dhanë edhe më shume emocion rrugëtimit 50-minutësh në jetën e Musine Kokalarit.

What do you think?

Written by admin

“Disco Soup Day” për herë të parë në Gjirokastër! Ndërgjegjësim për më të varfrit!

Kujtesë/ Dasma e Parë në Hotel Turizëm të Gjirokastrës që u Komentua gjatë si Dasma e Doktorit, sot shumë i Famshëm!