in

Nuri Kokalari – Gjirokastriti Enciklopedist, Ditarist dhe Kronikan i Rallë i Gjirokastrës!

Si sot, më 25 shkurt 1934, 84 vjet me pare, në qytetin e Gjirokastres lindi Nuri Kokalari, figurë e dashur për banorët e qytetit, i vlerësuar si enciklopedist i Gjirokastrës, ditarist dhe kronikan i ralle i saj, që la ne memorjen e bashkeqytetareve te vet befasinë, rallësinë dhe shijen e nje arkivi në lëvizje.

 

Nuri Kokalari studioi për agronomi dhe u diplomua ne vitin 1957, profesion te cilin, në Sarandë e Gjirokastër, e ushtroi me pasion e perkushtim duke kryer studime dhe kerkime të rëndesishme ne fushen e bujqësisë e ne veçanti ne studimin e tokave për rritjen e pjellorisë së tyre.

 

 

Vitet e fundit ua kushtoi kerkimit, hulumtimit dhe evdidentimit te vlerave historike, kulturore dhe etnografike te qytetit te tij të lindjes, Gjirokastrës, kërkime këto, ndonese ne doreshkrim jane nje veper e pasur, por që mbeti e pambaruar per shkak te vdekjes se parakoheshme me 8 shtator 1999.

 

Nuri Kokalari përbën rastin e banorit te qytetit të gurtë që më shumë se cicëron, siç shkruan Aleksander Çipa në krye të librit “Epigramet e Nuriut”, ishte memorie, hulumtues dhe dosje e magjishme e te vertetave te vjetra dhe te reja te qytetit te magjishem…

 

Nuri Kokalari shfaqet padyshim si epigramist i nje lloji te veçantë që pa tepri mund te thuhet se i shton biografisë shqiptare “nje krijese prej fjale të vërtetë”.

 

Kanë shkruar për Nuriun:

Koço Mosko:
Ditarët nuk janë pak por, 70 vëllime të cilat ruhen nga familja. Këto ditare, janë një enciklopedi gjirokastrite e atyre viteve, pasi përmbledhin ngjarje të kohës e krijimtarinë e tij. Ishte aktiv në shtypin e kohës për propagandimin e problemeve të bujqësisë, por jo vetëm. Mbante lidhje të ngushta dhe mirrte pjesë në të gjitha rrethet intelektuale të qytetit ku diskutoheshin problematika të ndryshme e të mprehta. Fjala e tij në këto mjedise, dëgjohej me vëmendje e rrespekt sepse ai ta impononte atë me njohuritë e thella që kishte.

 

Illo Foto:
Nuriun ( Kokalarin ) e kam pasur bashkegjimnazist dhe bashkestudent. Njeri sistematik dhe i etur per dituri. Ishte enciklopedik. E njohu shpejt jeten e fshatit dhe ju perkushtua profesionit, ku beri emer. Ishte shume shoqeror dhe optimist. E dija, qe shkruante, por paska qene shkrimtar i mirfillte. Po kaq i shquar dhe si agronom. Brezat kane shume per te mesuar nga ky dijetar dhe puntor i pa lodhur.

 

Vedat Shehu:
Veprimtaria e agronomit Nuri Kokalari i sherben shqiptarise pa dallim ideor dhe karhinor. Ne kete vazhde te lartesimit te Kombit jane edhe idete filosofike te shprehura prej Tij ne vargje, me te vertete, perla vezulluese artistike per mendimin filosofik shqiptar.

 

 

What do you think?

Written by admin

“Pse Po Bie Gjirokastra” – Reportazhi Rrënqethës i Marin Memës në Emisionin e Sotëm në Top Channel!

“Epigramet e Nuriut” – Tek ky Libër, Miku im, Veten Sheh si në Pasqyrë!!!