in

Njihuni/ Mamica në Filmin “Skënderbeu” është aktorja Adivije Alibali, sot 83 vjeçe!

Në vitin 1953 ne Gjirokastër u xhirua filmi “Skënderbeu”, filmi i parë në kinematogrfinë shqiptare, prodhim i perbashkët ruso-shqiptar.

 

Përkrah aktorit te njohur sovjetik me famë botërore Akiki Horava, që luante rolin kryesor ne film, te Skënderbeut, Heroit tone Kombetar, qëndronte dhe Mamca, motra e tij, luajtur nga aktorja shqiptare Adivije Alibali ne ate vit 18 vjeçare, balerine e talentuar që iu bashkua grupit te aktoreve dhe që u shqua në interpretimin e rolit te Mamicës.

 

 

Adivije Alibali që la pershtypjet me te mira per lojen e saj ne filmin “Skenderbeu”, ashtu dhe ne filma të tjerë, për disa vite me radhë iu largua skenes mbasi ishte e internuar.

 

Sot ajo banon ne Tirane dhe eshte 83 vjeçe, e respektuar nga artdashesit e veçanerisht nga shikuesit e filmit “Skenderbeu”, film ku nisi karrieren si artiste.

 

 

Zonja Alibali lindi ne Tirane, bijë e familjes se njohur Sharofi nga Dibra e Madhe. Adivija është një nga pionieret e para të artit koreografik shqiptar.

 

 

Emri i saj u la qëllimisht në harresë nga regjimi komunist, por njerëzit e thjeshtë e nderuan atë duke e thirrur Mamicë.

 

What do you think?

Written by admin

Të jetë e vërtetë?! Shtëpia e Parë Publike në Shqipëri në një Fshat të Gjirokastrës në vitin 1912!

9 Rules For Great Wine And Food Pairings