Gushti me shume se pune eshte muaj i planifikuar per pushime dhe, sic thuhet , diellin do ta kemi mbi koke, pervelues, si ne Afrike.
PO KU PUSHOJNE FAMILJET GJIROKASTRITE?
Dihet, jo te gjithe i kane mundesite per te kapur Saranden, Himaren apo Vloren dhe nje pjese, jo me nga frika e corones, “rrine brenda”, ne hijen e portave dhe koshtrave.
Ku te shkojne, ku t`i marrin rrezet e diellit?
Nje mundesi eshte shfrytezimi i lumit Drino po pak individe dhe familje shkojne.
Drinos i ka dale dhe nam i keq e ndoshta keshtu eshte, po d he vende te pasterta ka, qe nuk arrijne”lerat”, si ka mbetur dhe eshte dhe sot –SUBASHI.
Me pare eshte shfrytezuar dhe thuhej “Vemi nga plazhi i Subashit”po perseri dhe aty nuk pushohej nga shumica.
Ne Subash kush ka shkuar e di qe aty pushon i qete, lahesh ne uje te paster dhe te ze gjumi nen hijen e pemeve, mund te marresh dhe buke me vete, po dhe restorant ka, me te gjitha te mirat, fshatare te Terbuqit dhe Hundekuqit mund te shesin fruta e perime, po dikush dhe nje stende mund te ngreje me nje kuzhine te thjeshte.
Shume gjera mund te behen po te kete deshire e vullnet, por deri me tani nuk ka ndonje vendimmarrje per sistemim te Subashit per ta kthyer ne nje vend te frekuentuar per pushime, per familjet vendase gjirokastrite dhe ato rrotull.
I keni pare ne televizore, verioret kane eksperience ne shfrytezimin e lumenjve per turistet vendas e te huaj.
Do menduar kjo qe dhe ata qe jane “holle nga meset” te kene nje vend pushimi per te marre diell.
Hap i pare mund te jete sistemimi i plazhit te Subashit dhe vendosja e ndonje linje, vajtje ardhje qe me siguri po te realizohet do mirepritet.
Si thoni, behet Subashi plazh i vertete,c`mendime keni?