Νdermarrja e riparim sherbimeve ne Gjirokaster, me zyra ndene ” pallatin e drejtesise” sot, kishte disa njesi me sherbime per rrobaqepsi per te rritur dhe femije, tre apo kater te tilla qepje me porosi.
Perballe me ish godinen e postes, ne katin e dyte ishte dhe nje repart me i ” madh” ku punon vajza e gra rrobaqepese.
Ky repart kishte nje ditelindje me vitin 1960 dhe vazhdoi per vite me radhe nen drejtimin e pergjegjeses Liri Ruca. Reparti dallohej per rendiment dhe cilesi ne qepjen e veshjeve te ndryshme.
Keto gra qe shikoni ne foto merreshin si shembull eksperience dhe nxitje edhe per repartet e tjera.
Kane kaluar shume vite e bashke me kujtimet per fat te mire keto dy foto nuk jane zbehur nga vitet qe kane shkuar. Jane te qarta per t`i njohur dhe folur per to, sikunder dhe kjo foto e dyte me grate me te dalluara te ketij reparti.