Hajde te udhetojme se bashku drejt udhes qe do na coje ne Krahinen e Pogonit, krahinë e minoritetit grek në juglindje të Gjirokastrës.
Eshte fund marsi, muaj qe po mbyll kalendarin per t`i lene udhe prillit, muajit me te bukur te pranveres, por qe per situaten qe kalojme nuk ka “shijen e pare”, ate qe kujton me mall dhe nostalgji, nese ke udhetuar dhe nje here me pare.
Gjate rruges, pasi kalojme fshatin Suhe dhe dredhojme ne kthesat e shumta e te veshtira, kapercejme Shkembin e Dallendyshes duke lene pas legjenda dhe ujrat e rrjedhshme poshte tij, kujtojme se mbi lartesine ku jemi, eshte fshati Selcke, fshati i vellezerve Pandeli dhe Koto Sotiri qe punuan dhe sakrifikuan aq shume per gjuhen shqipe,se aty ka dy kisha te lashte e nje krua po ashtu monument kulture ku kohet e fundit eshte vene dore, eshte restauruar.
Ne kete fshat ka banore te mire e mikprites qe respektojne zakonet dhe traditat, festat popullore te tij e te krahines, por tani me pak familje qe merren me pak bujqesi, pak blegtori dhe bletari.
Vazhdojme udhetimin tone per te hyre ne pllajen e Poliçanit nese mund apo quhet keshtu pasi eshte fragmenti i pare natyror dhe i gjelberuar mes dy maleve aq te njohur , Buretos dhe Nemerçkes.
Pak rruge duhet per te arritur ne Poliçan, destinacioni tone, pike lidhese me krahinen e Zagorise dhe fshatrat e tjera te Pogonit, njesise administrative te bashkise se Dropullit.
Per kedo qe zbret ne qender te Poliçanit e ndien qetesine dhe zbrazjen.Per nje sy te stervitur qe e njeh kete ane me pelllembe, bene pershtypje mali Nemerçkes dhe Buretos, te pa ngarkuara sa duhet me boren e bardhe. Duket se dhe ne kete ane, edhe pse ne lartesi, dimri ka shkuar i bute. Tregues per kete jane majat dhe faqet e maleve te pangarkuara mire nga bora dhe me ç`duket nuk priten dite me te ftohta e aq me teper me reshje bore, shenje jo e mire kjo per ujrat dhe burimet e maleve.
Ajri ketu eshte i ftohte dhe i paster, ajer mali qe kushdo do ta deshironte ta kishte poshte ne luginen e Drinos apo qytetin e Gjirokastres qe jo pak here pushtohen nga mjegulla.
Nuk kemi ndonje shifer te plote se sa banore ka sot ne kete krahine dhe me te pyetur nuk marrim nje pergjigje te sakte po nje gje dihet, ne vere popullsia rritet, fshatrat marrin gjalleri edhe nga rinia qe punon ne Greqi e gjetke, nga veprimtarite qe organizohen, festat e fshatit, ato fetare etj. Edhe ketu, si ne cdo fshat, pjese e pejsazhit jane shtepite ne shumicen e tyre te heshtura, po ne kopshte aty ketu edhe punohet, pergatitje e mbjellje te fidaneve te perimeve per pranveren dhe veren ende te larget.
Nuk ka levizje. Biseda te shkeputura degjohen nga avlia apo klub-restoranti aty afer, buze rruges, me emer te mire per sherbim dhe gatime te tradites, i preferuar nga vendasit, udhetaret apo dhe grupe qe vine dhe nga Dropulli e Gjirokastra per gjah, per nje vizite apo dreke te shijshme me mish te pjekur, raki e vere shtepie.
Eshte pasdite vone e duhet te kthehemi.Poliçani, stacion prites, nder vite, na percjelle ne heshtje. Urojme qe kur te vime perseri ta gjejme ndryshe, jo te heshtur e te menduar. Megjithate edhe me heshtjen e tij flet. Eshte historia qe mbart, jeta njerezore, burrat e grate punetore te fshatit dhe krahines, te arsimit dhe kultures, te punes dhe te kenges, edhe me fame ne kete fushe, me kengetare virtuoze.
Ne nje kohe tjeter, jo si kjo, me virusin, eshte vertet nje mrekulli, se gjen nje qetesi mbreterore qe do ta deshironte kushdo dhe per pak dite qe jeton ne nje qytet te zhurmshem.
Ketu mbushesh me fryme mali, mund te pishe nje kafe e pse jo te shijosh dhe nje dreke pastaj te marresh perda ne udhetimin tend per ne fshatrat e tjera te krahines, ne Skore, Sopik, Çatistër,Mavrojer, Hllomo dhe Selcke qe me siguri do te mund t`i vizitojme njehere tjeter, ne nje kohe tjeter, te afert, sa te groposet Covid 19 qe kemi neper kembe.
Pa merak, perseri do te udhetojme…
Fotot nga Loukas Loula