in

Nga historiani Andre Llukani mesoni ato qe nuk dini per kishen e Shen Sotirit ne lagjen Pazar i Vjeter te Gjitrokastres

Nga Andre Llukani:

KISHA E “SHPËRFYTYRIMIT TË SHPËTIMTARIT”
GJIROKASTËR, VITI 1784

Kisha e “Shën Sotirit” është ndërtuar në vitin 1560. Kisha përbëhet nga naosi, narteksi dhe hajati. Naosi ka përmasa të brendshme 5.10×2.40 metra. Kisha mbulohet nga një çati druri pa tavan. Hajati gjendet përgjatë pjesës jugore të kishës. Muratura e kishës është me gurë shtufi të lidhur me llaç gëlqereje.

Hajati i kishës mbulohet me një çati dyujëshe. Mbi portën perëndimore brenda kishës gjendet mbishkrimi: Υ μ(έν) φήλ(ος) οέφυκας είσέλθε χαίρων, εί δέ / εχθρός κ(αί) βάσκανος κ(αί) γέμων δόλονπό / ρ(ρ)ω, πόρ(ρ)ο πέφευγ(ε) τήν πύλην τής έξόδου / + Ανεκ(αι)νήσθει έκ βαθ(ρ)ον ο θείος κ(αί) πάνσε / πτος ν(α0ός ή μεταμόρφωσις τού Κυ(ρίου) κ(αί) Θ(εο)ύ κ(αϊ) Σω / τήρος ήμ(ιν) Ι(ησο)υ Χ(ριστο)υ, διά σ(υν)δρομής κόπου κ(αί) σξοδου τού τη / μηοτάτου…./ ετους Ζ ΣΤ Η (7068=1560). “Në qoftë se je mik hyrë duke u gëzuar, në qoftë se je armik e urrejtës dhe mbushur me dinakëri (trë keqe), larg, larg ik nga kjo portë e daljes. U ndërtua që nga themeli ky tempull hyjnor dhe i gjithnderuar i shpërfytyrimit të zotit, zotit perëndisë dhe shpëtimtarit tonë Jezu Krisht, me kontributin, përpjekjet dhe shpenzimet e të shumënderuarit…Viti 7068 (=1560)”.
Mbi faqen e murit lindor të kishës ndërmjet prothesit dhe apsidës qendrore në kungë është shkrua: +Διακόν / ον ουν / προτίθε /σθαι καί / τον μαρτ / (υ)ρον Στέφα / νε κ(αί) (κ)ύριξ / …μπροτι(πος) και…/…ήλογραφή / τησι τας σας οικ (εσιας)….“Stefani qëndron në radhën e parë të dhiakonëve dhe martirëve si edhe predikues…shëmbëllor dhe … me shkrimin tënd lutjet… ”.
Mbi pjesën jugore të faqes së murit lindor në kungën e kishës gjendet mbishkrimi: + Ζών αυτος / είμί κόσμου / φάος ερχε / (σθαι) φωτίζεσθε / και τρεφεσθαί / με. Χιτόνα / σεοτόν τής ορίγνη σου / λόγε ώς γυ/μνών φθή/νεσαι τής / θείας δόξης / (α)μηδημος /αφας (.) παρανομος. “Unë duke qenë vetë gjallë jam dritë e botës. Të vini të ndriçoheni dhe të ushqeheni prej meje. Kushdo që shqyen rroben e nderuar tënden o fjalë, do të prishet si i zhveshur nga lavdia hyjnore”.

What do you think?

Written by admin

Pushimet ne plazhin e Subashit/ Si e kujtoni udhetimin me autobusin fizarmonike?

Ne keto minuta ne Sotire/ Per ata qe nuk i ze gjumi po percjellim disa foto nga festa e 6 gushtit