DUKE SHFLETUAR FAQET E KUJTESËS
Në prag të fillimit të vitit shkollor mendimi më shkon në vitet 1952-59,kur isha nxënës në shkollën “Koto Hoxhi” dhe i kujtoj me respekt mësuesit e mi të përkushtuar. Para syve kam mësuesen e klasës së parë Shano Aliko e pastaj me radhë Ana Njocko,Myzejeni Baboçi,Kasiani Kutra,Tonina Hido, Kiço Leka,Itale Koka(italiane),Omer Hashorva, Lefter Dilo,Koço Sevo, Fotaq Kekezi,Petro Papakosta (n/drejtor) , Azis Hoxha(drejtor,)
Për mësues Fotaqin që na jepte Botanikën e Zoologjinë ruaj mbresa të veçanta për mësimdhënien. E kam të freskët pamjen e tij me një trup të bëshëm, kokë të rrumbullaktë e faqe të fryra e me nofulla që shpesh herë lëviznin sikur rrotullonin diçka në gojë. Ishte i veçantë në veshje,me kostum ngjyrë gri e këmishë të bardhë,ndërsa në kokë mbante borselinë.
Me klasën tonë organizonte mësime metodike dhe unë isha një ndër nxënësit që aktivizonte. Shpegonte me një zë te qetë ,por kishte raste që e rrëmbente pasioni dhe shpjegimi bëhej emocional. Në Botanikë n’a nxiste të mblidhnim lule e gjethe të cilat i vendosnim në fletore me një shënim posht tyre. Edhe në Zoologji oren e mesimit synonte t’a bënte sa më konkret .
Kujtoj një rast kur në mësim vuri mbi tavolinë një bretkosë me bark nga tavani ,e mbërtheu nga këmbët me gjëlpëra me kokë dhe me gërshërë nisi t’i hapte barkun për të na treguar organet e brëndëshme. Disa vajza klithën dhe mësuesi foli i nervozuar.Pastaj dikush kishte hapur kapakun e shportës dhe bretkosat kërcenin në klasë. U krijua një situate frike,sidomos nga vajza që hipën mbi banga.
Pëjashta i bërtiti mësuesi Niko Kores, një nxënës që vinte në shkollë për t’i shpëtuar gjobës. Kur do pyeteshim për këtë temë katër nxënës që ngriti mësuesi ishin drrasë dhe u vuri njësha. Të gjithë rrinim kokë ulur t’i shpëtonim shikimit të mësuesit “Eja Gaqo dhe trego se si mësohet”,dëgjova zërin e mësues Fotaqit. Deri te drasa e zezë vajta si me kokë të prerë. Skicova një bretkosë dhe po thoshja pjesët.