in

Nga 1 janari, ja e verteta pse gjirokastriti i vjeter nuk ka dale nga shtepia

Nga 1 janari e deri sot, fiks dhe ora tani, njeri nga di gjirokastritet, i pari, me i vjetri, nuk ka dale nga shtepia.

Arsyen e vertete e di tjetri, shoku i jetes, qe i lutet ne telefon, po mesojeni dhe ju:

– Po he mo, do dalç apo te dal une?
– Se mos besh kembe, ti numerova brinjet nje e nje. Nuk pres rango si ti te me shkeli shtepine per Vit te Ri!

– Pse mo une e kam kemben te mbare?
– Jo mo vedha, te ma besh vitin me boje…Apo s`ke dhe si qe ha dhe gurin!

– Me bere qe te ze stromen! M`u c`a hunda per nje gote. Me ke ta pi farmakun, xhang-xhing pazari, po fole sheshit, si e ke hadhin qe nuk del nga germadha, apo te ka lidhur njeri?

– Ja se pres nipin, te hyje me kemben e djathte qe te me veje viti mbare!
– Ç`ë nipi, ç`ë mbesa, njedhoj eshte!Merr vajzen e gjitonit qe eshte e çapit dhe e vrapit!Me shkeli vjet shtepine dhe m`u mbush shtepia, i doli dhe fati djalit!

– Jo mo jo,o nipi o do mbidhem brenda, sa te vije!
– Kesaj i thone prit gomar te mbije bar. Tek ti e ka menden nipi, hajde bodile hajde! More ku te shpie mushka me keto mende, mos ke luajtur gje dhe s`me thua!
– O mbac gojen se e di ti?!
– Pika o Ahmet, me ke ben muhabet, Ç`me duhet mua qe harxhoj fisheket me ti, Po nje keshidhe e kam:Leri te vjetrat dhe hidhu se do mbetesh kucur…Ika se me hengre dhe gjithe ato minuta…

 

…Komentoni dhe gjeni fjalet e vjetra nga e folmja e qytetit te Gjirokastres!




What do you think?

Written by admin

Moti ne Gjirokastër, 5 janar 2021, i ftohtë me vranësira këtë mëngjes…Lunxheria zbardhon!

Ja nje foto artistike e Dr. te njohur Hodo Çelo per fshatin e tij