Neptun Bimi gëzonte emër dhe nam te mire si berber jo vetem në Gjirokastër ku lindi dhe shkoi vite te rinise, por edhe ne Tiranë, në berberanen tek rreth rrotullimi i 21 Dhjetorit, përballë me stacionin e autobuzit te linjës Bankë-Kombinat.
Neptun Bimi vleresohej per cilesine e sherbimit, modelin e flokeve që priste, ashtu dhe per humorin, fjalën e embel dhe inteligjencen; klientët i priste me buzëqeshje dhe fjalë të mira.
Berberanën në “21 dhjetori”, gjirokastritët dhe ekipi i futbollit e kishin si shtepine e tyre, strehe te ngrohte ku nuk shkonin vetëm për t`u qethur por dhe për muhabet.
Miqtë e tij më të mirë ishin gjirokastritët e Tiranës, por dhe “buka e vjetër”, nëpunës gjirokastritë që sajonin sherbime pune në Tiranë për t`u qethur tek Neptuni.
Miqësi të pahumbur ne vite Neptun Bimi kishte me dy legjendat e futbollit gjirokastritë, Sefedin Braho e Dhori Kalluci që nga koha kur Sefia e Dhori luanin me ekipet e futbollit te kryeqytetit. Nga ato vite e ne vazhdim ata nuk u ndane nga berberana e tij. Nese vinin per ndeshje, kohen e lire do ta kalonin ne shoqëeri me të.
Neptuni ishte një ndër tifozët me “penallti” që linte dhe kokën për emrin dhe mburrjen që gezonte ekipi i zemrës, Gjirokastrës. Ekipin e ndiqte jo vetem ne Tirane por dhe ne rrethe. Deren e autobusit e kishte te hapur, shkonte e vinte, ne ndeshjet e radhës, si ndjekes i pasionuar i Luftëtarit.
Në Tiranë, studentë e gjimnazistë thoshnin: “Vemi tek gjirokastriti që qeth ndryshe, me stil!”.
Ata kënaqeshin kur veten e shikonin në pasqyrë, admironin stilin e modelin ne qethje të Neptunit, që berberë të tjerë në Tiranë përpiqeshin ta kopjonin por që nuk e arrinin dot.
Neptuni ishte krijues, me prirje dhe “dorë” perendimore ne qethjen e flokeve. Modelet e reja te flokeve i kopjonte nga revistat e huaja që i binin fshehurazi ne dore por dhe nga futbollistet e huaj që vinin per te lojtur ne Tiranë. Zinte kreun e tribunes dhe “i shikonte ata nga koka”. Kështu njihej me modelet per t`iu përshtatur kerkesave te rinise që, edhe pse e shtrenguar të luftonte shfaqjet e huaja, te ishte kunder modes se huaj ne veshje e ne qethjen e flokeve, përpiqej te paraqitej ndryshe, sipas modes që vinte nga jashte, adhurues e praktikante i së cilës ishte dhe berberi Neptun Bimi.
Neptun Bimi, vëllai i Plutonit, mësuesit të njohur të matematikës dhe Agronit, mjeshtrit te punimit te drurit, ashtu si ata dhe ai iku nga kjo jete duke lene emer dhe kujtime te mira.
Ai u nda nga jeta në Tiranë me 9 dhjetor 2017 në moshë 83 vjeçare.