Ditën e premte para Pashkes së Madhe, femijet e fshatit Skore ne krahinen e Pogonit, dilnin grupe grupe neper shtepite dhe mblidhnin dru per te ndertuar me to nje stive te larte deri 4-5 m dhe kudo që shkonin kendonin kete kenge:
Dru për stivën
Po vjen Pashka
me vezë të kuqe
Të çukasin fëmijët
Të çukis dhe unë
me një vezë të kuqe…![]()
Në majë të stivës vendosnin nje kafkë të trashë (kokë gomari ose lope) apo rallë ndonjë mace te zezë të gjallë, që simbolizonte Judën.
Stiva ngrihej ne Sotira dhe ndizej darkën e Pashkës se Madhe, kur fillonte shërbesa e ceremonisë. Me këtë rast shtihej edhe me pushkë.
