in

Në Pashkë të Madhe, Vajzat dhe Nuset e Reja Stoliseshin me Veshjet e Nusërisë dhe…

Në Labovë të Madhe dhe Labovë të Vogël te Zhapës, krahinë në rrethin e Gjirokstrës, Pashka e Madhe, shumë e shumë vite përpara, festohej në këtë mënyrë:

 

Ajo binte ne prill dhe niste me Javën e Madhe, nje jave ceremoni dhe përgatitje. Pas te Premtes së Zëzë, të Dielën e Madhe kisha mbushej me te rritur e femije që prisnin me padurim sa te thuhej fjala e madhe “Krishti u ngjall” e pastaj dilej ne rruget e fshatit.

 

Sa gdhihej në Kishën e Labovës së Vogël- burra, gra e femijë visheshin me rrobat me te mira dhe ndiqnin ceremonine ne kishe.

 

 

Vajzat dhe nuset e reja stoliseshin me veshjet e nusërisë, duke mbushur duart, gushën, veshët me florinj, vathtë dhe unaza. Dhe me radhë e pafund hiqnin vallet e kënduara:

 

Ditën e Pashkës së Madhe,
Moj Zog-o, mes holl-o
Që luan pëllumbi valle
Moj zog-o, mes holl-o …

 

Kush te dallohej, te kercente me bukur, si në garë festivali. Më të moshuarit e te vegjlit benin sehir.

 

Me afrimin e kohës së drekes, shkohej ne shtepi ku i priste një tryezë e shtruar me mish te pjekur, vere e gatime te tjera si byreke me lakra te egra, kulaç, dhiple, karkanaqe e ne mes te tyre vezet e kuqe të pashkës.

 

Kur koha ishte e mire, me diell, festohej edhe fshatçe, secila familje me gatime po bashke në urime, këngë e valle që vazhdonin deri në të ngrysur.

 

 

What do you think?

Written by admin

Në Skore te Pogonit Këndohej “Po vjen Pashka me Vezë të Kuqe” dhe Shtihej me Pushkë…

Luftëtari Teuta 0 me 0 – “Falet Kartoni i Kuq”! Ndeshja Vendimtare për të dyja Skuadrat