Me rastin e 28 Nentorit Dites se Pavaresise Kombetare dhe 15 vjetorit te pranimit te Isopolifonise Shqiptare nga Unesko, ne sheshin e Cercizit ne Gjirokaster u organizua ceremonia e vendosjes se Bazorelievit ne murin e memorialit te Uneskos, veper e Skulptorit te Popillit dhe Nderi i Kombit Mumtaz Dhrami.
Ne kete Bazoreliev shkruhet:
Qyteti Muze i Gjirokastres eshte perfshire ne listen e trashegimise boterore nga Komuniteti Boteror i Trashegimise ne takimin e 29-te ne korrik 2005, ne perputhje me konventen per mbrojtjen e pasurise boterore kulturore dhe natyrore(UNESKO ,1972).