Familja Berberi nga Gjirokastra ne Boston te Amerikes pas emigrimit ketu, tani eshte plotesisht e integruar me jeten amerikane.
Si familje, ne token e bekuar, iu perveshen punes e nepermjet saj ngriten mireqenien dhe, me perpjekje te perbashketa, ne nje hark kohor prej 12 vitesh kane nje restorant ne mes te Bostonit ne ballin e te cilit kane vendosur nje Shqiponje Dykrenare.
Restoranti eshte me emer te mire dhe i frekuentuar jo vetem nga familjet shqiptare, kosovare , greke por dhe amerikane.
Per menaxhimin e “GRANIT KAFE RESTORANT” punojne si familje, po “fjalen e pare”, drejtimin e ka shtylla e familjes, gjirokastriti i vjeter Elmaz Berberi, i mbeshtetur nga bashkeshortia Liria,(Bilibashi ) libohovite, ashtu dhe nga djali, Arbeni.
Te tre bashke jane te kujdesshem ne krijimin dhe mbajtjen e marredhenive te mira me klientet, i mirepresin te gjithe me buze ne gaz, u shtrojne tavolina edhe me gatime te tradites, te kuzhines gjirokastrite dhe libohovite.
Te vleresuar ndihen nga familjet shqiptare ne Boston, vecanerisht ato nga Gjirokastra, Libohova, Lunxheria dhe Laberia qe dhe festojne ditelindje apo ngjarje te tjera familjare.
Gjirokastritia Rajmonda Lilo, e ndodhur ketu se bashku me te shoqin, thote fjalet me te mira per sjelljen, sherbimin dhe gatimet:
“U priten me zemer te hapur. U ulen bashke dhe u modhoisem gjirokastrice me xha Elmazin, burre shume i sjellshem dhe nikoqir, fjale embel ne goje dhe me shume mall per Gjirokastren..Motra e xha Elmazit eshte mesuesja ime e gjuhes Lule Fino e shoqja e Nustret Finos dhe u modhoisem gjate per Gjirokastren dhe gjirokastritet, per libohovitet etj…Kujtuam kohet kur vinte ne lagjen Manalat tek dajkua i tij Reiz dhe Fiqo Kore..Tani eshte pak situate e veshtire thote Xha Elmazi per arsye te covid19 po do ta kalojme me pune e me durim…”
Ja keshtu familja gjirokastrite Berberi ne Boston te Amerikes me pune ka bere prokopi, ka ngritur mireqenien dhe ka ndertuar nje jete te re e te shendetshme, e sigurte per te ardhmen e saj.